Kosova - siguron të drejtat pronësore

22 shtator 2014



Deri vonë, përcaktimi se kush është pronar i cilës pronë ishte shumë i vështirë në Kosovë.

Me dhjetëra mijëra prona mbetën të dëmtuara, të shkatërruara ose të braktisura nga konflikti i vitit 1999, dhe shpesh transaksionet mbi pronat nuk regjistroheshin sepse organet gjegjëse në qeveri ishin të dobëta.

Kjo më në fund po ndryshon me Projektin e Kadastrit të Patundshmërive dhe të Regjistrimit, i cili synon ngritjen e sigurisë së pronësisë dhe zhvillimin e tregut të tokave dhe pronave në vend.

"Ky projekt ka rëndësi të madhe për Kosovën dhe për pronësinë e pasurive si dhe për qytetarët, ngase pronësia tani po regjistrohet dhe e drejta mbi pronën po garantohet", thotë KSHE i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha.


" Shërbimi është mijëra herë më i mirë se ç'ishte; ofrojnë shërbim të shpejtë dhe udhëzime. "

Veselinka Mirkovic

Banorja lipjanase (72)

Image

Shkëmbimet e pronës në Kosovë shpesh ishin të paregjistruara për shkak se zyret qeveritare për këto cështje ishin të dobëta. Kjo tash po ndryshon nëpërmjet Projektit për Regjistrimin e Pronës dhe Kadastrit, që ka për synim përmirësimin e sigurisë së pronës dhe zhvillimin e tregut të tokës dhe pronës. 

Banka Botërore

Përmes projektit të mbështetur nga Banka Botërore, zyrat kadastrale nëpër Kosovë janë duke u renovuar dhe pajisur në mënyrë që publikut t'i ofrohen shërbime më efikase.

Disa prej veglave të reja përfshijnë sistemin e ri të pozicionimit që pranon sinjalin satelitor dhe siguron të dhëna për pajisjen 'GPS' e cila menjëherë konfirmon përmasat e tokës së regjistruar, nga distanca.

Punonjësit e kadastrit janë trajnuar për menaxhim më të mirë, për planifikim, çështje juridike, teknike dhe për aftësi në administratë.

Avni Olluri drejton një zyre të kadastrit, e cila është përgjegjëse për 60,000 banorët e komunës së Lipjanit në Kosovë. 

Ai pohon se si rezultat i trajnimit në projekt dhe i pajisjeve të reja, ai dhe kolegët e tij tani janë të gjendje ta regjistrojnë një pronë brenda disa orëve, jo ditëve: 

"Shërbimet tona ndahen në dy sektorë, ai i gjeodezisë dhe i kadastrit.  Këtu ne e regjistrojmë pronësinë dhe ofrojmë shërbime tjera vitale për qytetarët tanë", thotë Olluri.

Banorja lipjanase 72 vjeçare Veselinka Mirkoviç arriti ta regjistrojë shpejtë pronën e saj dhe ta marrë dokumentacionin mbi pronën që i duhej për të aplikuar për kredi në bankë.  

"Shërbimi është mijëra herë më i mirë se ç'ishte; ofrojnë shërbim të shpejtë dhe udhëzime", thotë ajo.



Image

Disa nga mjetet e reja për kadastër përfshijnë këtë sistem të ri pozicionimi që pranon sinjale satelitore dhe jep shifra për pajisjet GPS që mund të verifikojnë menjëherë masat e tokës së regjistruar, nga largësia. 

Banka Botërore

Procesi sistematik i regjistrimit dhe fushata për vetëdijesim e ndërlidhur me projektin i ndihmojnë qytetarëve ta regjistrojnë pa pagesë tokën ose shtëpinë e tyre deri tani të paregjistruar,.

Kurse në komponentën e projektit për çështje gjinore, fushata për vetëdijesim thekson rëndësinë që ka pronësia e femrave.

Si rezultat, bashkëshorti i Ganimete Gashit kishte regjistruar prona të ndryshme, në mënyre zyrtare dhe në emër të të dyve.

"Jam vërtetë e lumtur që burri im mori iniciativën për regjistrim të përbashkët të pronës sonë", thotë Gashi, duke shtuar se kjo më në fund u bë pas 28 vitesh martesë!




HARTA E PROJEKTIT



Welcome