Me hyrjen në këtë Konkurs, ju mbani të drejtën e autorit dhe mbeteni pronar i blogut suaj, si dhe mund të vazhdoni t’i përdorni ato në çfarëdo mënyre që dëshironi. Me dorëzimin e veprës, garuesit përfaqësojnë që blog është origjinale, nuk është publikuar më parë dhe nuk shkel asnjë të drejtë të një pale të tretë. Garuesit i japin Bankës Botërore licencë botërore, të vazhdueshme, jo-ekskluzive, pa tarifa të autorësisë, për të kopjuar, redaktuar, përkthyer, publikuar e përdorur atë vepër, plotësisht apo pjesërisht, pa kompensim për garuesit. Ju pajtoheni që vepra që ju dorëzoni mund të përdoret nga Banka Botërore në publikime të shtypura, në faqe interneti (duke përfshirë www.worldbank.org/en/northmacedonia), prezantime me slajde, apo kanale në media sociale, si dhe mund të kopjohet e prezantohet nga Banka Botërore në cilindo shtet, me kusht që ju të gëzoni atributet e mirëfillta si autor. Të drejtat e redaktimit të veprës aty ku Banka Botërore e konsideron të nevojshme mbahen, edhe pse garuesit do të gëzojnë meritat e plota.
Privatësia: Pjesëmarrësit pajtohen të japin emrin, moshën, universitetin, programin e studimeve, si dhe emailin për qëllimin e vetëm të menaxhimit të konkursit, dhënien e çmimeve si dhe analizën e trendeve në bazë të të dhënave të agreguara të siguruara nga veprat e dorëzuara. Informatat e tilla do të ndahen me personelin e Bankës Botërore që menaxhojnë konkursin, si dhe/ose për të analizuar të dhënat agregate në identifikim të trendeve, si dhe me anëtarët e Komisionit Gjykues. Të dhënat personale do të shkatërrohen në pajtim me Skemën e Mbajtjes dhe Largimit të Dosjeve Grupore në Bankën Botërore.
Garuesit nuk lejohen të veprojnë si vijon:
- Shpifin, abuzojnë, ngacmojnë, vëzhgojnë, kërcënojnë apo ndryshe të shkelin të drejtat ligjore (si të drejtat e privatësisë dhe publicitetit) të të tjerëve.
- Publikojnë, postojnë, shpërndajnë apo përhapin materiale apo informata shpifëse, dhunuese, të turpshme, të pahijshme apo të paligjshme.
- Ngarkojnë apo bashkangjesin dosje që përmbajnë softuer apo materiale të tjera të mbrojtura me ligjet e pronës intelektuale (apo me të drejta të privatësisë apo publicitetit), përveç nëse Garuesi mban në pronë apo kontrollon të drejtat e tyre, apo ka marrë pëlqimet e nevojshme për to.
- Ngarkojnë apo bashkangjesin dosje që përmbajnë viruse, fajla të korruptuar, apo programe e softuere të ngjashme që mund të dëmtojnë funksionimin e një kompjuteri tjetër.
- Shlyejnë atributet autoriale, njoftimet juridike të etiketave apo përmbajtjeve pronësore në ndonjë fajl që ngarkohet.
- Falsifikojnë prejardhjen apo burimin e softuerit apo materialeve të tjera të dhëna brenda një fajli që ngarkohet.
- Reklamojnë apo ofrojnë për shitje mallra apo shërbime, apo bëjnë apo referojnë sondazhe, gara apo letra “zinxhirore”. Shkarkojnë ndonjë përmbajtje nga një Garues tjetër për të cilën Garuesi e di, apo do të duhej me arsye të dinte, që nuk mund të shpërndahet ligjërisht në atë mënyrë.