Skip to Main Navigation
Ngjarje

Gara në Video/Blog: Studentë të Universitetit në Kosovë, Shprehuni!

shkurt 26-mars 17, 2019

Kosovo

Image

Kosova ka një prej popullatave më të reja në Evropë, ndërsa dekada e fundit ka shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të të rinjve që vijojnë universitetet. Gjetja e një vendi të mirë të punës pas diplomimit është një arritje e rëndësishme për të rinjtë, por tranzicioni drejt botës së punës shpesh vjen me shumë sfida.

Në këtë sfond, Banka Botërore po fillon një konkurs Blogu dhe Video (Konkursi) me temën vijuese:

Sot student, nesër i (pa)punësuar - Çfarë ka në të ardhmen tënde?

Qëllimi i garës është që të mësohet më shumë për aspiratat e studentëve, shpresat dhe frikat e tyre në lidhje me gjetjen e punës, si dhe që të ngrihen zërat e të rinjve tek dialogu shtetëror mbi mënyrat se si të ofrohen mundësi më të mira arsimore e ekonomike për rininë e Kosovës.

Detajet e konkursit (Merrni dokumentin PDF)

Aplikoni në këtë vegëz deri më 17 mars 2019: https://www.surveymonkey.com/r/HBYC3H3

Dëshironi t’iu tregoni të tjerëve për qëndrimet tuaja? Bashkohuni në bisedë në Facebook dhe Twitter, duke i bërë tag postimet tuaja me #StudentVoicesKosovo

  • Duam të dëgjojmë nga ju! Na thoni me fjalët tuaja se si e mendoni të ardhmen dhe kalimin nga universiteti në punësim. Disa prej pyetjeve vijuese mund t’ju ndihmojnë për ta menduar:

    • Sa optimistë jeni për gjetjen e vendit të punës pasi të diplomoni? Qëndroni me entuziazëm apo frikësoheni që do të hyni në botën e punës? Mendoni që shkollimi juaj ju përgatit mjaftueshëm për punë?
    • Çfarë iu duhet të rinjve për të gjetur vend pune dhe për të pasur karrierë të mirë në Kosovë? Çfarë ka rëndësi më të madhe në gjetjen e vendit të punës - nota të mira, personalitet, kontakte apo diçka tjetër?
    • Çfarë lloj punësimi po kërkoni? Çfarë është me rëndësi tek puna - siguria e punësimit, paga e madhe, mundësia e përparimit, krijimi i ndryshimit, të bësh diçka që dashuron?
    • Ku do të donit të punonit? A do të donit të punonit në sektorin publik a privat, kompani të vogël apo të madhe? Mendoni që do të gjeni punën që dëshironi në Kosovë? Po të kishit zgjedhje ndërmjet punësimit në Kosovë dhe një pune jashtë vendit, çfarë faktorësh do të merrnit parasysh për të marrë atë vendim?

    Keni deri në 400 fjalë apo 2 minuta për të ndarë mendimet e juaja në ndonjërën apo më shumë nga këto çështje. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Bëhuni pjesë e zgjidhjes!

    Aplikoni në këtë vegëz deri më 17 mars 2019: https://www.surveymonkey.com/r/HBYC3H3

    Dëshironi t’iu tregoni të tjerëve për qëndrimet tuaja? Bashkohuni në bisedë në Facebook dhe Twitter, duke i bërë tag postimet tuaja me #StudentVoicesKosovo

  • Kush mund të marrë pjesë: Konkursi është i hapur për të gjithë studentët aktualë universitarë në Kosovë, që janë së paku 18 vjeç në moshë. Personeli i Bankës Botërore, duke përfshirë konsulentët, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, janë të përjashtuar nga pjesëmarrja.

    Çfarë kërkojmë: Po kërkojmë shkrime origjinale, që provokojnë të menduarit për shpresat dhe frikat e studentëve kur bëhet fjalë për gjetjen e punësimit pas diplomimit. Mund të garohet me një shkrim blogu apo video-storie.  Vepra juaj mund të jetë në gjuhën angleze apo shqipe.

    Si të merrni pjesë: Dorëzojeni postimin tuaj në blog (deri në 400 fjalë) ose vegëzën e video-insertit tuaj në Youtube  (max. 2 min) tek kjo vegëz: https://www.surveymonkey.com/r/HBYC3H3.  Secili pjesëmarrës mund të garojë vetëm me një vepër.

    Afati: Të gjitha dorëzimet duhet të bëhen deri në orën 23:59, më 17 mars 2019 (Koha e Evropës Qendrore).

    • Veprat e dorëzuara do të shqyrtohen nga një komision që përbëhet nga gjyqtarë nga brenda dhe jashtë Bankës Botërore.
    • Veprat e dorëzuara do të gjykohen për relevancën e përmbajtjes, origjinalitetin, rrjedhshmërinë e tregimit, bindjen dhe qartësinë e shkrimit/video-insertit.
    • Banka Botërore do të krijojë një listë të ngushtë me 15 vepra si finaliste, duke përfshirë blogjet dhe video-insertet, pa ndonjë ndarje të caktuar të tyre.
    • Vetëm finalistët do të kontaktohen.
    • Vendimet e dhëna nga gjyqtarët janë përfundimtare.
  • Veprat fituese do të njoftohen me email, sipas informatave që jepen me dorëzimin e tyre, si dhe mund të marrin çmimet vijuese:

    • Vendi i parë: Fituesi i garës do të ftohet të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me temën e shkollimit/punësimit, me shpenzime udhëtimi të mbuluara për biletë kthyese, në klasin ekonomik të fluturimit, si dhe hotel të zgjedhur në pajtim me politikat e zbatueshme të Bankës Botërore (si dhe me kushtin që fituesi/t të sigurojnë vizat me kapacitetin dhe koston e tij/tyre).
    • Vendi i dytë dhe i tretë Fituesit e vendit të dytë dhe të tretë do të ftohen të flasin në një panel diskutimi të Bankës Botërore për punësimin e të rinjve, në Prishtinë, për të ndarë qëndrimet dhe përvojat e tyre me të tjerë.
    • Fitues nderi: Gjyqtarët mund të zgjedhin deri në pesë (5) fitues për të marrë certifikatën e mirënjohjes, si dhe një ftesë për të marrë pjesë në një konferencë të Bankës Botërore për punësimin e të rinjve në Prishtinë. 

    Të gjithë fituesit do të kenë mundësi që veprat e tyre të prezantohen në faqen e internetit të Bankës Botërore në Kosovë.

  • Të drejtat e autorit: Me hyrjen në këtë Konkurs, ju mbani të drejtën e autorit dhe mbeteni pronar i blogut/videos suaj, si dhe mund të vazhdoni t’i përdorni ato në çfarëdo mënyre që dëshironi. Me dorëzimin e veprës, garuesit përfaqësojnë që blog / video është origjinale, nuk është publikuar më parë dhe nuk shkel asnjë të drejtë të një pale të tretë. Garuesit i japin Bankës Botërore licencë botërore, të vazhdueshme, jo-ekskluzive, pa tarifa të autorësisë, për të kopjuar, redaktuar, përkthyer, publikuar e përdorur atë vepër, plotësisht apo pjesërisht, pa kompensim për garuesit. Ju pajtoheni që vepra që ju dorëzoni mund të përdoret nga Banka Botërore në publikime të shtypura, në faqe interneti (duke përfshirë www.worldbank.org/kosovo), prezantime me slajde, apo kanale në media sociale, si dhe mund të kopjohet e prezantohet nga Banka Botërore në cilindo shtet, me kusht që ju të gëzoni atributet e mirëfillta si autor apo videograf. Të drejtat e redaktimit të veprës aty ku Banka Botërore e konsideron të nevojshme mbahen, edhe pse garuesit do të gëzojnë meritat e plota.

    Privatësia: Pjesëmarrësit pajtohen të japin emrin, moshën, universitetin, programin e studimeve, si dhe emailin për qëllimin e vetëm të menaxhimit të konkursit, dhënien e çmimeve si dhe analizën e trendeve në bazë të të dhënave të agreguara të siguruara nga veprat e dorëzuara. Informatat e tilla do të ndahen me personelin e Bankës Botërore që menaxhojnë konkursin, si dhe/ose për të analizuar të dhënat agregate në identifikim të trendeve, si dhe me anëtarët e Komisionit Gjykues. Të dhënat personale do të shkatërrohen në pajtim me Skemën e Mbajtjes dhe Largimit të Dosjeve Grupore në Bankën Botërore.

    Garuesit nuk lejohen të veprojnë si vijon: 

    • Shpifin, abuzojnë, ngacmojnë, vëzhgojnë, kërcënojnë apo ndryshe të shkelin të drejtat ligjore (si të drejtat e privatësisë dhe publicitetit) të të tjerëve.
    • Publikojnë, postojnë, shpërndajnë apo përhapin materiale apo informata shpifëse, dhunuese, të turpshme, të pahijshme apo të paligjshme.
    • Ngarkojnë apo bashkangjesin dosje që përmbajnë softuer apo materiale të tjera të mbrojtura me ligjet e pronës intelektuale (apo me të drejta të privatësisë apo publicitetit), përveç nëse Garuesi mban në pronë apo kontrollon të drejtat e tyre, apo ka marrë pëlqimet e nevojshme për to.
    • Ngarkojnë apo bashkangjesin dosje që përmbajnë viruse, fajla të korruptuar, apo programe e softuere të ngjashme që mund të dëmtojnë funksionimin e një kompjuteri tjetër.
    • Shlyejnë atributet autoriale, njoftimet juridike të etiketave apo përmbajtjeve pronësore në ndonjë fajl që ngarkohet.
    • Falsifikojnë prejardhjen apo burimin e softuerit apo materialeve të tjera të dhëna brenda një fajli që ngarkohet.
    • Reklamojnë apo ofrojnë për shitje mallra apo shërbime, apo bëjnë apo referojnë sondazhe, gara apo letra “zinxhirore”. Shkarkojnë ndonjë përmbajtje nga një Garues tjetër për të cilën Garuesi e di, apo do të duhej me arsye të dinte, që nuk mund të shpërndahet ligjërisht në atë mënyrë.

     

  • Kushtet dhe afatet: Me hyrjen në garë, ju pajtoheni me kushtet dhe afatet e dhëna si më poshtë. Dorëzimi i blogjeve apo video-inserteve në Konkurs nënkupton pranimin e këtyre kushteve, pa marrë parasysh nëse nënshkruhet deklarata e konfirmimit të pranimit apo jo.

    • Ju konfirmoni që jeni së paku 18 vjeçar, si dhe që nuk jeni pjesë e stafit, e as anëtar i familjes së afërt të stafit, të Bankës Botërore.
    • Nuk ka ndonjë tarifë a provizion për të hyrë në Konkurs.
    • Ju konfirmoni që vepra juaj është vepër origjinale e juaja, që nuk është publikuar më parë, e nxjerrë nga burime të tjera, apo prodhuar nga dikush tjetër e jo ju vetë.
    • Ju konfirmoni që personat e paraqitur në video, përveç skenave në ambiente të ngarkuara të jashtme, ju kanë dhënë lejen që të përdorni imazhin e tyre në video.
    • Ju konfirmoni që i keni respektuar personat që keni xhiruar/vënë në film, si dhe keni marrë në konsideratë ndjeshmërinë e tyre në lidhje me përdorimin e imazhit të tyre në video-xhirimin tuaj, si dhe keni kërkuar lejen e tyre kurdo që fotografia e tyre është e pastër në video.
    • Ju konfirmoni që video-xhirimi juaj saktësisht reflekton lëndën e përmbajtjes dhe skenën ashtu siç paraqitet, si dhe që nuk është ndryshuar në mënyrë digjitale përtej optimizimit stnadard (largimi i pluhurit, prerjet, korrigjimet e ngjyrave dhe kontrastit, etj.).
    • Ju pajtoheni që Banka Botërore nuk do të paguajë për dorëzimin e veprës suaj, pa marrë parasysh a fitoni çmim apo jo.
    • Ju pranoni që të gjitha veprat e dorëzuara në këtë Konkurs janë publike, si dhe nuk janë komunikime private. Për më tepër, Garuesit pranojnë që bisedat, postimet, konferencat, emailat dhe komunikimet tjera nga Garuesit tjerë nuk merren parasysh nga paneli i gjyqtarëve, dhe/ose Banka Botërore apo/dhe partnerët e saj, si dhe komunikimet e tilla nuk do të konsiderohen të shqyrtuara, trajtuara apo të miratuara nga paneli i gjyqtarëve dhe/ose Banka Botërore dhe/ose partnerët e saj.
    • Ju pajtoheni që, pa marrë parasysh rezultatin, nuk do të kundërshtoni rezultatet e Konkursit, e as të parashtroni pretendime apo padi ndaj Bankës Botërore, personave të afërt me të, drjetorëve, zyrtarëve apo punëtorëve të saj, të cilat mund të lindin nga Konkursi.
    • Nëse pas shpalljes së fituesve, Banka Botërore beson që një fitues ka keqparaqitur, ka deklaruar gabim apo ka paraqitur rrejshëm veprën e tij apo saj në çfarëdo mënyre, apo që nuk është pronar me të drejtë i veprës garuese, ajo vepër garuese mund të diskualifikohet nga Konkursi, si dhe çmimet apo privilegjet e marra nga garuesi, si pasojë e fitimit të Konkursit, mund të revokohen. Çdo lloj vendimi i marrë nga Banka Botërore në tërheqjen dhe diskualifikimin e veprave garuese do të jetë përfundimtar.

    Etika.  Mosveprimi sipas këtyre kushteve mund të sjellë pasojën e diskualifikimit nga Konkursi.  Paneli i gjyqtarëve dhe/ose Banka Botërore nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë gabim shkrimi apo tjetër në printimin e Konkursit, administrimin e Konkursit, apo në shpalljen e çmimeve.  Banka Botërore mund të azhurnojë dhe/ose të modifikojë kushtet dhe afatet e këtij Konkursi në lirinë e vet të plotë të veprimit, ndërsa Garuesit pajtohen të pranojnë dhe të obligohen sipas azhurnimeve dhe/ose modifikimeve të tilla.

    Nuk ka mjete juridike për procedura gjyqësore.  Deri në masën e lejuar me ligj, të drejtat e parashtrimit gjyqësor, kërkimit të masave të përkohshme, apo mjetet tjera juridike për procedura gjyqësore në rastin e kontesteve apo pretendimeve që bëhen si pasojë e apo në lidhje me këtë Konkurs përjashtohen, si dhe Garuesi shprehimisht heq dorë të gjitha të drejtat e tilla.

    Mbajtja e imunitetit. Asnjë përmbajtje këtu nuk përbën e as nuk konsiderohet të jetë kufizim apo heqje dorë nga privilegjet dhe imunitetet e Bankës Botërore, e as të ndonjë anëtari të Bankës Botërore, të cilat mbahen në mënyrë specifike.

    Për pyetje lidhur me Konkursin, ju lutemi të kontaktoni me  Znj. Bardha Ajeti (fajeti@worldbank.org)

Kontaktoni

  • Kontakto: Për pyetje lidhur me Konkursin, ju lutemi të kontaktoni me Znj. Bardha Ajeti
  • fajeti@worldbank.org