Hilda Shijaku është ekonomiste e lartë në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë.
Para se të bëhej pjesë e stafit Bankës Botërore, znj. Shijaku ka punuar në Bankën Qendrore të Shqipërisë ku ka mbajtur poste të ndryshme si Zëvendësdrejtor i Departamentit të Politikës Monetare, Drejtuese e Njësisë për Vlerësimin e Riskut Makroprudencial dhe drejtuese e Njësisë së Statistikave Monetare.
Kualifikimi i saj kryesor është në ekonomi, bankë dhe kontabilitet. Fushat e saj të ekspertizës janë ekonomia dhe financat, duke përfshirë modelimin dhe parashikimin makroekonomik, vlerësimin e politikave monetare dhe fiskale, testimin e stresit bankar. Shijaku mban gradën doktor në ekonomi nga Universiteti Staffordshire, me një tezë mbi vlerësimin e politikës monetare në Shqipëri. Ajo ka kaluar Nivelin i të Programit CFA dhe ka një Bachelor në Financë/Bankë nga Universiteti i Tiranës.