Skip to Main Navigation

Angella Montfaucon

Angella Montfaucon

Ekonomiste e Lartë për Shqipërinë

Angella Montfaucon është Ekonomiste e Lartë për Shqipërinë në Departamentin Botëror të Politikave Ekonomike të Bankës Botërore, për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore (ECA).

Ajo drejton mbikëqyrjen makroekonomike, dialogun mbi politikat makro-fiskale dhe çështjet e rritjes ekonomike, përgatit dokumentet kryesore të politikave ekonomike, analizat, raportet dhe operacionet për mbështetjen buxhetore dhe kontribuon duke integruar aspektet strukturore, sektoriale, klimatike dhe makroekonomike në zhvillimin ekonomik.

Më herët, ajo ka punuar në Rajonin e Azisë Lindore dhe Paqësorit të Bankës, duke mbuluar kryesisht Indonezinë, Fixhin, Vanuatun dhe duke kontribuar në projekte në Filipine. Puna e saj përfshinte kontribute të rëndësishme në dialogun mbi politikat tregtare dhe analizat e rritjes afatgjatë. Angella iu bashkua Bankës Botërore në vitin 2019 si Profesioniste e Re, pas përvojës në bankën qendrore të Malavit mbi operacionet fiskale. Ajo ka mbi 10 vjet përvojë dhe mban titullin Doktor në Ekonomi nga Universiteti Kombëtar i Jokohamës, Japoni, si dhe një Master në Menaxhimin e Politikave Ekonomike nga Universiteti i Zambias.