Skip to Main Navigation

Porti i ri sjell zhvillim në bregdetin jugor të Shqipërisë

3 nëntor 2015



Projekti i përmirësimit të shërbimeve gjatë bregdetit jugor të Shqipërisë, po nxit ekonominë e vendit duke tërhequr më shumë turistë.

Është pothuaj fillimi i verës në Sarandë, por operatori turistik, Ben Çipa është tashmë i mbytur në punë. Pak më tej nga agjencia e tij ndodhet porti i ri dhe turistët kanë filluar të vijnë.

“Mund të themi se në Sarandë industria kryesore është turizmi, ai i plazhit dhe anijeve turistike. Ne kemi një port dhe ai na ofron një mundësi, na jep turizmin,” thotë Çipa.

Porti i ri i Sarandës është pjesë e një projekti të Bankës Botërore që ka mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të bredgetit dhe infrastrukturën për turizmin në bregdetin e Jugut.


" Mund të themi se në Sarandë industria kryesore është turizmi. Ne kemi një port dhe ai na ofron një mundësi. "
Ben Cipa

Ben Çipa

operator turistik, Saranda

Image

Porti i ri i Sarandës, qytet me bukuri natyrore dhe vlera historike, po krijon punë të vazhdueshme për operatorët turistikë, duke nxitur biznesin dhe ekonominë lokale.


Saranda është e pasur me vlera natyrore dhe historike, të cilat sjellin fitime si nga turistët lokalë ashtu dhe nga ata të huaj. Kjo ndihmon ekonominë në vështirësi të vendit, sipas ish-kryetarit të bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, i cili  flet për rritje të qëndrueshme të turizmit që nga përfundimi i portit të ri.

“Numri i turistëve u rrit me 20 përqind krahasuar me një vit më parë. Vitin e kaluar erdhën 500,000 turistë, ndërsa sivjet ishin 600,000, që do të thotë njëqind mijë më shumë. Dhe e gjithë kjo për shkak të portit,” thotë ai.

Përveç portit, Projekti i menaxhimit të integruar të bregdetit, ka përmirësuar sistemin e ujësjellësit të Sarandës dhe po përfundon puna për funksionimin e landfillit në mënyrë që të menaxhohen më mirë mbetjet në rritje të zonës.


" Numri i turistëve u rrit me 20 përqind krahasuar me një vit më parë. Dhe e gjithë kjo për shkak të portit. "

Stefan Çipa

ish-kryetarit të bashkisë së Sarandës

Image

Rritja e vazhdueshme e turistëve çdo vit, ka sjellë nevojën për guida turistike.


Përmirësime të tilla mirëpriten nga sektori privat në qytet. Bashkim Beqaj thotë se ndryshimet e fundit po rezultojnë në xhiro më të madhe në restorantin e tij buzë detit.

“Sigurisht, e ndjejmë ndryshimin, sepse ditët kur vjen kroçiera është ditë feste. Të gjitha bizneset janë plot me turistë,” thotë Bashkimi.

“Turistët po rrisin të ardhurat në vendet historike të antikitetit, siç është qyteti i lashtë greko-romak i Butrintit, ku fluksi në rritje i vizitorëve ka krijuar mundësi punësimi për banorët e zonës”, thotë Kela Qendro. Ajo punon për të trajnuar më shumë guida udhëtimi. “Tani është shumë më e lehtë të organizosh eskursione. Madje kemi parë edhe jahte private. Porti i ri ka luajtur një rol të madh.” 


100,000
turistë është një rritje prej 20% krahasuar me një vit më parë
Burim »



Welcome