Sistemi kombëtar për të dhëna i Kosovës tani është më efikas, i besueshëm dhe i sigurt, falë qendrës së re të të dhënave, e cila bashkon teknologjinë informative dhe të komunikimit të qeverisë në një server të konsoliduar e të mbrojtur.
Kjo qendër e të dhënave është pjesë e projektit për modernizim që mbështetet nga Banka Botërore.
"Kemi instaluar një infrastrukture të re të rrjetit, e cila garanton punë 100% pa ndërprerje të sistemit, si dhe kemi bërë rritjen e konsiderueshme të mundësisë për ruajtje", thotë Driton Hysenaj, menaxher i projektit në qendrën e re të të dhënave.
Në të kaluarën, ministritë e ndryshme në qeverinë e Kosovës kanë përdorur vende të ndara për ruajtjen e të dhënave, çka nuk ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kishte rrezik të madh të humbjes së të dhënave, të dështimit të sistemit ose të ndërprerjes së shërbimeve.