Në kuadër të këtij projekti, Ejub Ismajli, shërbyes civil nga rajoni i Shtimes në Kosovë, u trajnua si t'i ndihmojë bujqit të vendosin më mirë se çfarë të mbjellin, si dhe kur e si të aplikojnë për mbështetje qeveritare dhe mbështetje të tjera financiare.
"Ne ndihmojmë t'i mësojmë ata si të përpilojnë propozime ashtu që ta kenë të mundur aplikimin për grante të cilat i siguron ministria e bujqësisë", thotë Ismajli.
Rreth 4000 individë pritet të përfitojnë nga zgjerimi i veprimtarisë dhe vendet e reja të punës të cilat projekti i bujqësisë po i hap në tërë vendin.
Rexhep Spahiu thotë se ka angazhuar punëtorë shtesë dhe i janë shtuar rendimentet duke iu falënderuar grantit nga projekti për pajisje të reja dhe për serrën e re.
"Ne kemi importuar fruta në të kaluarën, por së shpejti do të arrijmë që t'i plotësojmë të gjitha nevojat e tregut vendor", thotë Spahiu.
Ai sot prodhon më shumë dardha, molla e dredhëza, dhe jo vetëm për konsum vendor, por edhe për eksport jashtë vendit.