Skip to Main Navigation

Shqipëria: Krijimi i kushteve përmirësimin e biznesit - BERIS

24 tetor 2013




Drejtoria shqiptare e Metrologjisë po i pajis zyrat e reja qendrore me instrumente e pajisje; ajo po merr gjithçka që, sikurse thonë ata që punojnë aty, i nevojitet për të bërë punën me qëllim që të sigurojnë që bizneset e vendit dhe institucionet e tjera të zbatojnë standardet për sa u takon sigurisë, transparencës, cilësisë.  

“Kemi marrë pajisje dhe ndërtesa më të mëdha për laboratorët tanë”, thotë Majlinda Hoxha nga një laborator i ri, që sipas saj, ishte i domosdoshëm për matjen dhe “kalibrimin” e përmbajtjes, prodhimit, dhe sigurisë të produkteve të ndryshme të vendit duke filluar nga gazolina dhe këpucët, deri te produktet ushqimore të tilla si vaji i gatimit dhe buka. 

“Ne e kemi zgjeruar gamën e aktiviteteve tona, gjë që është shoqëruar me rritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrojmë”, thotë ajo për laboratorin e ri dhe përmirësimet e tjera, të cilat janë financuar nga Projekti i Qeverisë për Reformën e Mjedisit të Biznesit dhe Forcimit Institucional (BERIS), mbështetur nga Banka Botërore.


" Ky laborator është për matjen e njësive të ndryshme të voltazhit dhe me këtë pajisje ne mund të kontrollojmë sasinë e energjisë së përdorur nga bizneset. "

Agron Laci

inxhinieri elektrik

Projekti i biznesit synon të lehtësojë futjen në treg dhe punën e bizneseve në ekonominë formale të Shqipërisë dhe të forcojë kapacitetet e sektorit të sipërmarrjeve të vendit, me qëllim rritjen e eksporteve drejt tregjeve rajonale dhe të Bashkimit Europian.

“Ky laborator është për matjen e njësive të ndryshme të voltazhit dhe me këtë pajisje ne mund të kontrollojmë sasinë e energjisë së përdorur nga bizneset,” thotë Agron Laci, nga një qoshe e laboratorit të ri dhe të zyrës, siguruar në kuadër të projektit të qeverisë.

Inxhinieri elektrik thotë se hapësira e re dhe trajnimi i specializuar ofruar nga BERIS i dha mundësi atij dhe teknikëve të tjerë të matin më me efektivitet çmimin e shitjes së një produkti dhe sasinë e elektricitetit të përdorur për prodhimin e tij.

Vrojtime të rezultateve të projektit deri më tani tregojnë se këto mjete më efikase të punës kanë bërë që si publiku ashtu dhe sektori privat të ndihen më të kënaqur, veçanërisht në lidhje me vlerësimin e konsumit të energjisë dhe të taksave.

Një aspekt tjetër i projektit BERIS synon ruajtjen e sigurisë së bizneseve për punëmarrësit dhe mjedisin me anë të trajnimit përmes një sistemi inspektimesh më efikase e më të organizuara, që sigurojnë kushte më të mira pune për të gjithë.

“Ka rëndësi të bëhen inspektime të higjienës dhe mjedisit me qëllim që vendi i punës të jetë në përputhje me standardet,” thotë Sonila Ymeri, e cila punon si përgjegjëse në një fabrikë këpucësh në periferi të Tiranës, që prodhon këpucë për tregjet e Italisë dhe Spanjës. Ajo thotë se është e kënaqur për faktin se inspektimet më efikase do të garantonin kushtet për të dhe për 400 burra dhe gra të tjera që ajo drejton.

Edhe pronarët e bizneseve janë të kënaqur. Sistemi i ri i inspektimeve sinkronizon ditët e bërjes së inspektimeve për të parandaluar ndërprerjet në kohën e vyer të prodhimit.

MULTIMEDIA



HARTA E PROJEKTIT



Welcome