Të nderuar Kryeministra dhe të nderuar pjesëmarrës,
Faleminderit që më kërkuat të flas pak fjalë për integrimin ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor. Pas një viti nga përdorimi i Planit Shumëvjeçar të Veprimit (MAP) për të hartuar këtë agjendë, është koha e përshtatshme për parë mbrapa për konstatimin e arritjeve të realizuara dhe për të hedhur vështrimin drejt rrugës përpara.
Shumë është në rrezik - integrimi më i madh ekonomik është thelbësor për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor. Të ardhurat për frymë në Ballkanin Perëndimor janë 28 përqind e të ardhurave për frymë të Gjermanisë. Me ritmet e rritjes aktuale, do të duhet 5 dekada për të arritur standardin aktual të jetesës së Gjermanisë. Nevojiten mundësi të reja rritjeje për ta shpejtuar rritjen, dhe kjo kërkon tejkalimin e tregjeve kombëtare të vogla dhe të fragmentuara.
Viti i kaluar ka shënjuar arritje të rëndësishme:
- Ka hyrë në fuqi Protokolli i 5-të Shtesë i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).
- Është miratuar një Agjendë Rajonale për Reformën e Investimeve (RIRA).
- Janë gati për të filluar negociatat për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale.
- Është prezantuar Agjenda e Reformave në Dixhitale.
- Përzgjedhja e pikave të kontaktit në nivel vendi dhe krijimi i grupeve të punës ka ndihmuar për përmirësimin e koordinimit, identifikimin e nevojave dhe shkëmbimin e njohurive.
Por, ka ende rrugë për t’u bërë përpara me lidershipin tuaj të rëndësishëm për të ruajtur ritmin e reformës. Më lejoni të theksoj mundësitë e menjëhershme në katër fushat e (i) tregtisë, (ii) investimeve, (iii) mobilitetit, dhe (iv) integrimit digjital.
Për tregtinë:
Ndërkohë që performanca tregëtare e rajonit është përmirësuar nën CEFTA-n, ajo mbetet shumë prapa potencialit të vet. Historitë e suksesit të rritjes në ekonomitë e vogla tentojnë të shoqërohen me nivelet e larta të eksportit. Në Letoni, për shembull, eksportet sot qëndrojnë mbi 60 përqind të PBB-së. Eksportet janë afër 80 për qind e PBB-së në Estoni dhe mbi 170 për qind në Singapor. Por, në Ballkanin Perëndimor, eksportet zunë mesatarisht vetëm rreth 40 për qind të PBB-së në vitin 2017. Çfarë mund të bëhet për të rritur eksportet?
Mund të ulni pengesat jotarifore në tregti. Sportelet kombëtare të ofrimit të shërbimeve në një vend mund të përmirësojnë përpunimin e dokumentacionit. Vetëm automatizimi i procesit ndërkufitar mund të kursejë 2 përqind në kostove të tregtisë. Kalimet kufitare të përbashkëta mund të zvogëlojnë kohën e pritjes së kamionëve. Qasje e një kontrolli kufitar të bazuar tek risku mund të zvogëlojë nivelin e inspektimit dhe procedurave të tjera, dhe në këtë mënyrë, të zvogëlojë kohën për tregtinë. Përmes standardeve të besueshme dhe certifikatave të cilësisë të harmonizuara me BE-në përfitohet shumë vëllim eksporti dhe diversifikim i produkteve.
Mund të përqendroheni tek lehtësimi i tregtisë në shërbime, jo vetëm në tregtinë e mallrave. Sot, shumica e shërbimeve të eksportit të rajonit i përkasin fushës së turizmit dhe transportit dhe ka ende potencial rritjeje në këto industri. Por, ka mundësi të parealizuara në arsim, shëndetësi, financa, TIK, dhe shërbime administrative dhe profesionale. Këtu në Shqipëri, për shembull, numri i punonjësve në shërbimet administrative dhe mbështetëse është rritur gjashtë herë nga nën 6,000 vetë në vitin 2012 në mbi 35,000 vetë në vitin 2017. Pjesërisht kjo reflekton rritjen e qendrave të thirrjeve, të tërhequra nga fuqia punëtore konkurruese që flet rrjedhshëm në gjuhën angleze dhe italiane, por ka potencial për të lëvizur më sipër në treg dhe për të avancuar përpunimin e biznesit të nënkpntraktimit. Për të përfituar nga këto tendenca, është vendimtare të ristrukturohen rregullat për tregtinë e shërbimeve nëpërmjet zbatimit të plotë të Protokolit të 6-të Shtesë të CEFTA-s.
Për investimet:
Agjenda e Reformës Rajonale të Investimeve, e miratuar së fundmi, përbën një hap të rëndësishëm drejt trajtimit të hendekut të investimeve të Ballkanit Perëndimor. Në të gjithë rajonin, niveli mesatar i investimeve prej 23 përqind të PBB-së në vitin 2017 është një e treta më ulët se mesatarja në vendet me të ardhura mesatare. Iniciativat e vendeve specifike për të tërhequr investime të huaja direkte mbështeten tek stimujt të parafinuara të investimeve, të tilla si përjashtimet tatimore dhe subvencionet në mjete monetare. Për më tepër, lloji i investimeve të huaja direkte ka patur efekte të kufizuara zinxhir në pjesën tjetër të ekonomisë. Natyrisht, kjo nuk është një strategji e qëndrueshme.
Agjenda e Reformës Rajonale të Investimeve ofron një kuadër të bashkërenduar të investimeve rajonale. Në një anketë të Bankës Botërore në mbarë botën, afro 90 për qind e investitorëve janë shprehur se aksesi në konsumatorë të rinj përbën një motivim kyç. Me këtë Agjendë, Ballkani Perëndimor mund të ofrojë akses pa pengesa në tregun rajonal. Kuadri i investimeve rajonale do të reduktojë pengesat për hyrjen e investitorëve, do të forcojë mbrojtjen e investitorëve, do të ristrukturojë politikat e tërheqjes së investitorëve dhe, më e rëndësishmja, do ta pozicionojë më mirë rajonin për t'u integruar në zinxhirët e furnizimit global. Tani ka ardhur koha për të përkthyer Agjendën e Reformës Rajonale të Investimeve në veprime konkrete për linjëzimin me kuadrin kombëtar të investimeve.
Për mobilitetin:
Për të zbutur "rrjedhjen e trurit" dhe për të mbushur hendekun e aftësive, Ballkani Perëndimor ka nevojë për një propozim më të fortë për punonjës me kualifikim të lartë. Hendeku i aftësive në rajon është i vërtetë. Barometri i Biznesit për Ballkanin për vitin 2018 raporton se 1 në 5 biznese kanë vështirësi për plotësimin e vendeve bosh në 12 muajt e fundit. Për 2 nga 3 vende të lira pune, bizneset identifikojnë mungesën e aftësive si arsye. MAP-i parashikon: (i) thjeshtësimin e mobilitetit të kërkuesve; (ii) njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale, si, për mjekët, stomatologët, arkitektët dhe inxhinierët; dhe (iii) njohjen reciproke të kualifikimeve akademike. Këto iniciativa mund të rrisin vlerën e marrjes dhe përdorimit të aftësive, dhe së bashku me reformën kombëtare të arsimit, mund të ndihmojnë për trajtimin e hendekut të aftësive të Ballkanit Perëndimor.
Për integrimin digjital:
Ballkani Perëndimor mund të shfrytëzojë mundësitë e krijuara nga revolucioni dighital. Aktualisht, nga Kosova fqinje, biznesi i ri gjirafa është një shembull frymëzues. Siç mund ta dini, kjo kompani ka zhvilluar një motor kërkimi për gjuhën shqipe. Duke përdorur suksesin e saj për të mbledhur kapital në Silicon Valley, biznesi u zgjerua duke shtuar përmbajtje në internet, të tilla si digjitalizimi i orareve të autobusëve, shërbimet e transmetimit me video streaming dhe një treg online që i shërben sot Shqipërisë, Kosovës dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Në të njëjtën mënyrë, rajoni ka tërhequr aktualisht disa lojtarë të mëdhenj, si Microsoft-in; kompania ka themeluar një nga 5 qendrat e saj të zhvillimit global në Serbi. Kjo ka ndihmuar shumë në zhvillimin e skenës së bizneseve të reja atje.
Me mjedisin e duhur mundësues, ky është vetëm fillimi për realizimin e potencialit të Ballkanit Perëndimor lidhur me Teknologjinë e Informacionit. Eliminimi i tarifave rajonale të roamingut, një qasje e unifikuar ndaj sigurisë digjitale, mbrojtja e të dhënave, promovimi i aftësive digjitale, brezi i gjerë me shpejtësi të lartë të përballueshme dhe të arritshme, të gjitha këto janë të nevojshme. Edhe iniciativa e Bankës Botërore "Ballkan Digital Highway" (Autostrada Digjitale e Ballkanit) kontribuon në këtë drejtim. Ajo ka për qëllim të shfrytëzojë asetet e fibrave të shpërndara tashmë nga Operatorët e Rrjeteve të Transmisionit të Energjisë Elektrike për të përmirësuar lidhjen brenda dhe përgjatë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me këtë, me lejoni ta përmbyll:
With a shared vision to ensure macroeconomic stability, implement bold reforms behind the border, and enhance economic integration, the Western Balkans can accelerate growth, improve living standards and reap the benefits from the new economy.
Me një vizion të përbashkët për të siguruar stabilitet makroekonomik, zbatimin e reformave të guximshme prapa kufirit dhe për të rritur integrimin ekonomik, Ballkani Perëndimor mund të përshpejtojë rritjen, të përmirësojë standardet e jetesës, dhe të përfitojë nga ekonomia e re.
Shumë mund të arrihet në nivel vendi. Por, përfitimet shumëfishohen përmes veprimeve kolektive dhe rajonale. Banka Botërore mezi pret të vazhdojë ta mbështesë Ballkanin Perëndimor në rrugën përpara.
Faleminderit.