I dashur Ministër Beqaj, e dashur Znj. Zëvendësministre Ekonomi,
Jam e lumtur që ndodhem këtu sot, për fillimin e Projektit të Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor Shqiptar. Ky është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të projektit për të mirën e Popullit Shqiptar dhe arritjes së rezultateve për të cilat ështe rënë dakord. Projekti pritet të mbështesë në mënyrë të konsiderueshme përmirësimin e aksesit, barazinë dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik, duke ndikuar në jetën e mbarë popullsisë. Ky projekt është pjesë e rëndësishme e Kuadrit të Partneritetit me Vendin të Grupit të Bankës Botërore dhe ne presim zbatimin me efikasitet tij me qëllim arritjen e rezultateve te parashikuara për të mirën e qytetarëve.
Së pari, më lejoni të përgëzoj ministrin e Shëndetësisë, z. Beqaj, zëvendësministren, znj. Ekonomi dhe stafin për të gjithë punën e bërë, për të sjellë projektin në këtë fazë dhe veçanërisht për plotësimin e kushteve të efektivitetit të projektit, brenda afatit kohor të rënë dakord, duke punuar shumë edhe gjatë periudhës së verës. Urime edhe për identifikimin dhe ngritjen e "rrjetit" të personelit kryesor, përgjegjës për zbatimin e çdo komponenti/ aktivitet të projektit Vlerësimi im i veçantë shkon për Ministrin e Shëndetësisë për udhëheqjen e tij gjatë përgatitjes së projektit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme gjatë fillimit të zbatimit të tij .
- Me vjen mirë që shoh se puna tashmë ka filluar për një sërë çështjes së asistencës teknike, të cilat janë bazat për të vazhduar me aktivitetet kryesore të projektit, duke përfshirë:
- Rishikimi i Planit për Racionalizimin e Sistemit Spitalor - për t'u pasuar më vonë nga zbatimi i planit në rajonet e përzgjedhura (e cila është një nga reformat kryesore që mbështet ky Projekt);
- Vlerësimi i menaxhimit të QSUT (spitalit terciar) dhe përgatitja për kompaninë ndërkombëtare me qellim mbështetjen e drejtpërdrejtë të menaxhimit të përditshëm;
- Projektimi i Qendrës Kombëtare të Informacionit Shëndetësor - e cila është hap bazë për themelimin e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Shëndetësisë;
- Projektimi për përmirësimi i infrastrukturës së Spitalit Pediatrik, nën QSUT,
- si edhe disa Asistenca Teknike të tjera të rëndësishme për: mbështetjen Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe krijimin e Llogarive Kombëtare të Shëndetit.
Unë do të doja të përfitoja nga ky rast për të theksuar nevojën për t’u mbështetur në fushat e rëndësishme të mbështetjes teknike të përmendura më lart dhe për të vazhduar me këtë ritëm zbatimin e projektit. Në mënyrë specifike, pas rishikimit të Planit për Racionalizimin e Sistemit Spitalor, procesi i zbatimit duhet të fillojë menjëherë në të tre rajonet e përzgjedhura, duke bërë të mundur përmirësimin e efikasitetit të spitaleve dhe cilësinë e kujdesit, si dhe forcimin e menaxhimit dhe qeverisjes. Reforma në këtë fushë kyçe do të mbështesë arritjen e objektivave të projektit.
Ju uroj një zbatim të suksesshëm të projektit!