Më lejoni të përmend disa nga rezultatet. Jam e sigurtë se pjesëmarrës të tjerë në këtë aktivitet do të flasin për to me më shumë detaje. Nuk ndodh shpesh që një projekt të përmbushë të gjithë indikatorët e tij kur mbyllet. Për shembull, Terminali i Pasagjerëve në Sarandë ka përfunduar dhe është në funksion. Anije të mëdha pasagjerësh janë ankoruar që nga gushti i vitit 2014. Pastrimi i Porto Romanos ka përfunduar duke reduktuar rrezikun shëndetësor për një komunitet prej 5000 vetësh. Një landfill në Bajkaj, ndërtuar sipas kritereve të Bashkimit Europian do të mundësojë depozimin higjenik të mbetjeve në dekadat e ardhshme, duke zgjidhur kështu një problem të stërzgjatur në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Programi i Zhvillimit të Komuniteteve siguroi infrastrukturën e furnizimit me ujë, rrugë për banorët e 13 fshatrave. Për më shumë, 15 rrugë dhe sheshë fshatrash u rehabilituan, 9 projekte për furnizimin me ujë të pijshëm siguruan ujë për 1200 familje dhe një sistem kanalizimesh të ujërave të zeza për Himarën. Banorët e Sarandës dhe Navaricës përfituan nga përmirësimi i furnizimit me ujë dhe rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza.
Vendosja dhe përmirësimi i mbrojtjes për parkun kombëtar të Butrintit dhe mbështetja për komunitetet lokale në zonën e parkut ka ndihmuar në mbrojtjen e burime natyrore të zonës dhe gjithashtu ndihmon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve. Rezultatet e investimeve në infrastrukturë kanë ndikuar shumë në zonën bregdetare, fakt që është konfirmuar nga anketimi i përfituesve, i cili do të diskutohet gjatë ditës së sotme. Ne shpresojmë që angazhimi i vazhdueshëm me komunitetet lokale do të ruhet për të mbrojtur burimet lokale ekonomike dhe kulturore.
Grupi i Bankës Botërore po përgatitit aktualisht Strategjinë e re për Shqipërinë, e cila do të mbështesë objektivat e vendit për të arritur zhvillim të qendrueshëm dhe rritje ekonomike gjithëpërfshirëse. Priorietet e Qeverisë për të arritur këtë qëllim përfijnë menaxhimin e qendrueshëm dhe gjithëpërfshirës të tokës dhe burimeve natyrore. Ky projekt jo vetëm dëshmon rezultate konkrete po ka vendosur themelet për rigjenerimin e bregdetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në të ardhmen.
Me sytë nga e ardhmja, turizmi mund të jetë një sektor kryesor në gjenerimin e rritjes ekonomike për ekonominë e vendit dhe mund të krijojë vende të reja pune. Nuk ka asnjë arsye që ky vision të mos ta përmbushet – vendi ka me shumicë burime natyrore të mrekullueshme, shoqëruar me nje trashëgimi kulturore të pasur. Megjithëatë, është shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit: a) të vazhdohet me një mënyrë të integruar dhe qëndrueshme, b) të ecet përpara me pjësëmarrjën dhe pronësinë e komuniteteve lokale dhe c) të sigurohet që infrastruktura dhe zhvillimet e shoqëruara me të nuk cënojnë burimet natyrore. E keni pare tashmë se si bregdeti i mrekullueshëm i Sarandës është ndikuar nga zhvillimi i pakontrolluar. Menaxhimi i integruar i zonës bregdetare dhe promovimi i turizmit të qendrueshëm, nëse bëhet siç duhet – dhe duke nxjerrë mësime nga eksperienca e vetë Shqipërisë apo vendeve të tjera – mund të ruajë burimet natyrore të Shqipërisë, të sjellë përfitime ekonomike për komunitetet lokale, të krijojë vende te reja pune dhe të kontribojë në rritjen ekonomike të vendit. Një plan i vlefshëm dhe pozitiv për të gjithë!
Aktiviteti i sotëm vjen në kohën e duhur për të vlerësuar rezultatet e projektit dhe ndikimin e tij jetën e banorëve. Është gjithashtu edhe një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer ide për angazhimin e ardhshëm për mbrojtjen dhe rigjenerimin e zonës bregdetare – pasuria e mrekullueshme natyrore e Shqipërisë – e cila mund të shërbejë si shtysë për një turizëm të qendrueshëm. Ne mirëpresim bashkëpunimin tone në këtë fushë.
Faleminderit.