Skip to Main Navigation
NJOFTIME PËR SHTYP28 prill 2025

Rritja Ekonomike në Ballkanin Perëndimor Mbetet e Qëndrueshme Përballë Pasigurisë Globale

VJENË, 28 prill, 2025 – Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar në vitin 2025, për shkak të kërkesës së jashtme më të ulët si dhe pasigurisë ekonomike të krijusi rezultat i ndryshimeve që po ndodhin në politikat tregtare globale, të cilat mund të ndikojnë në besimin ebizneseve dhe të konsumatorëve, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

Banka Botërore parashikon se norma e përbashkët e rritjes ekonomike për Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të arrijë në 3.2% në vitin 2025, që përbën një rishikim me 0.5 pikë përqindje më pak nga parashikimi i mëparshëm. Rritjaparashikohet të përshpejtohet në 3.5% në vitin 2026.

"Ne po vërejmë disa tendenca pozitive ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të cilat nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e rajonit dhe mund të mbështesin rritjen solide të tij. Inflacioni i ulët dhe rritja e pagave mbështesin konsumin, ndërsa investimet publike po rriten," thotë Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. "Nga ana tjetër, po vërejmë rritje të pasigurisë së brendshme në disa nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në Bashkimin Europian dhe pasiguritë në rritje në tregtinë globale mundet gjithashtu të ndikojnë negativisht perspektivën e rritjes ekonomike të rajonit."

WBRER 27 graph ALB
Pasiguria në tregtinë globale ka gjasë të prekë Ballkanin Perëndimor, kryesisht si rrjedhojë e ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në zonën e euros. Ky ngadalësim mund të pakësojë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe investimet dhe dërgesat.

Raporti sugjeron se strategjitë më efikase për ruajtjen e stabilitetit ekonomik gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike janë diversifikimi i burimeve të rritjes dhe rinovimi i agjendës së reformave strukturore. Masat kryesore përfshijnë eliminimin e barrierave në tregun e punës – përfshirë ato që prekin gratë – forcimin e integrimit ekonomik rajonal, përmirësimin e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e konkurrencës në treg për të nxitur produktivitetin dhe mbështetur rritjen afatgjatë.

Veç kësaj, përshpejtimi i zbatimit të reformave të anëtarësimit në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor –siç janë anëtarësimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe futja e “korsive të gjelbra” për të përmirësuar tregtinë ndërkufitare – mund të nxisin rritjen e mëtejshme të besimit të biznesit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.

Raporti thekson gjithashtu, se si rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, shoqëruar me kalimin drejt një ekonomie me nivele të ulëta karboni, po riformësojnë modelet sektoriale të punësimit në rajon, që kërkon përshtatje të konsiderueshme të forcës së punës. Reformimi i sistemeve të mbrojtjes sociale dhe shërbimeve të punësimit duhet të jetë prioritet për të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Kjo do t'i ndihmonte forcat e punës në këto vende të përballojnë ndikimet negative të shkaktuara nga ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet, thatësirat dhe zjarret, si dhe për të qenë të përgatitura për mundësi të reja punësimi si rezultat i tranzicionit të gjelbër.

Forcimi i sistemeve të mbrojtjes së të ardhurave nga puna për t'iu përgjigjur goditjeve ndaj punësimit dhe përmirësimi i fleksibilitetit të sistemeve të mbrojtjes sociale do të ndihmonte në parandalimin e rënies së individëve në varfëri. Gjithashtu, rikualifikimi i punëtorëve për punë të gjelbra do të ndihmonte për t'iu përgjigjur kërkesës në rritje për aftësi, duke nxitur produktivitetin dhe rritjen ekonomike.

Për më shumë informacion dhe edicionet e mëparshme të Raporitt të Rregullt Ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kliko këtu.

***

Kontakte:

Në Vjenë: Filip Kochan, fkochan@worldbank.org

Beograd: Gordana Filipovic, gfilipovic@worldbankgroup.org

Prishtinë: Lundrim Aliu, laliu1@worldbank.org

Shkup: Anita Bozinovska, abozinovska@worldbank.org

Sarajevë: Jasmina Hadzic, jhadzic@worldbank.org

Tiranë: Ana Gjokutaj, agjokutaj@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR: 2025/ECA/096

Blogje

    loader image

ÇFARË ËSHTË E RE

    loader image