Skip to Main Navigation
NJOFTIME PËR SHTYP 21 janar 2021

Që të zhvillohet më tej, tregtia digjitale në Shqipëri ka nevojë për reforma, thuhet në një Raport të Bankës Botërore

Uashington, 21 janar 2021 – Një raport i fundit i Bankës Botërore mbi Diagnostikimin e e-tregtisë në Shqipëri, nënvizon nevojën e reformave kyce për të maksimizuar përfitimet nga tregtia digjitale si një mundësi më shumë për zhvillimin ekonomik.

E-tregtia mund të jetë një burim i rëndësishëm për Shqipërinë. Shitjet online i lejojnë bizneset të mbërrijnë tek më shumë klientë si brenda dhe jashtë vendit. Klientët përfitojnë nga kushte më të favorshme dhe zgjedhje më të shumta. Sektorët që merren me shitjet online krijojnë vende punë, në kompanitë që mundësojnë teknologjinë, shpërndarjet apo pagesat online që kërkon aktiviteti i këtij sektori.

Gjatë pandemisë së COVID-19, tregjet online kanë luajtur në rol të rëndësishëm duke mundësuar vazhdimin e jetës ekonomike pavarësisht kufizimeve nga distancimi social. Anketimi i Bankës Botërore për ndërmarrjet në 2020 nxori në dukje se rreth 2- përqind e firmave shqiptare të prëfshira në anketim ose kanë nisur ose rritur bisnesin e tyre online gjatë kësaj krize.  

Raporti identifikon edhe nje zinxhir reformash qe do ta ndihmonin Shqipërinë të përfitonte nga mundësitë që ofron tregtia digjitale. Këto reforma janë të lidhura me lidhjen (konektivitetin) digjitale, pagesat online, mundësitë dhe aftësitë e sektorit privat, si dhe kuadri rregullator mbi e-tregtinë.

Raporti i plotë gjendet në adresën: https://openknowledge.worldbank.org/handle/10986/35000

Burime shtesë informacioni (video): https://www.worldbank.org/sq/news/video/2021/01/20/leveraging-albania-e-commerce-opportunitycompanies, logistics and online payments.


DEKLARATA PËR SHTYP NR: 2021/ECA/58

Kontakt

Uashington
John Mackedon
jmackedon@worldbank.org
Tiranë
Ana Gjokutaj
agjokutaj@worldbank.org
Api
Api