Skip to Main Navigation
NJOFTIME PËR SHTYP

Rritja ekonomike e përshpejtuar sjell punësim më të lartë për Ballkanin Perëndimor

6 prill 2017


Shkup, 6 prill 2017 – Sipas Raportit më të fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore (BB RRrE)*, vendet e Ballkanit Perëndimor po rriten me ritme më të shpejta krahasuar me vitin 2015, dhe rritja rajonale parashikohet të jetë 2.8 përqind për vitin 2016 dhe 3.2 përqind për vitin 2017. Përshpejtimi i rritjes ekonomike në Shqipëri dhe Serbi, i shoqëruar nga rritja e qëndrueshme në Bosnjë dhe Hercegovinë, kompensoi rritjen e dobët në Mal të Zi dhe në ish-Republikën Jugosllave (IRJ) të Maqedonisë; ndërkohë që megjithëse rritja në Kosovë u ngadalësua në 2016, mbetet sërish ekonomia me ritmin më të lartë në rajon.

Tabela 1.1. Perspektivë Pozitive për Rritjen Ekonomike
(Rritja e PBB-së reale, në përqindje)

 

2015

2016e

2017f

2018f

Shqipëria

2.6

3.2

3.5

3.5

Bosnja dhe Hercegovina

3.0

2.8

3.2

3.7

Kosova

4.1

3.6

3.9

4.2

IRJ e Maqedonisë

3.8

2.4

2.8

3.3

Mali i Zi

3.4

2.1

3.3

3.0

Serbia

0.8

2.8

3.0

3.5

Ballkani Perëndimor

2.2

2.8

3.2

3.6

Burimet: Të dhëna nga bankat qendrore dhe zyrat kombëtare të statistikave; Vlerësime dhe parashikime të stafit të Bankës Botërore.

 

Shtimi i vendeve të reja të punës dhe çmimet e ulëta po ndihmojnë në uljen e varfërisë në rajon, ku norma mesatare e varfërisë ra me afërsisht dy pikë përqindjeje në Shqipëri, IRJ të Maqedonisë, Mal të Zi, dhe Serbi në vitin 2016, duke plotësuar arritje të tjera që kanë ndihmuar rreth 240,000 njerëz të dalin nga varfëria gjatë tri viteve të fundit.

“Rimëkëmbja e rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor u përshpejtua në vitin 2016, shoqëruar me prirje pozitive për uljen e papunësisë dhe varfërisë,” u shpreh Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Rritja dhe punësimi u rritën veçanërisht në vende që kanë shënuar progres të rëndësishëm në uljen e deficitit fiskal, duke adresuar probleme të trashëguara të një shteti të madh dhe joefikas, si dhe duke përmirësuar mjedisin e biznesit për investime vendase dhe të huaja.”

Pavarësisht këtij progresi, tregu i punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka sfida, me një shkallë papunësisie që luhatet rreth 22 përqind për vitin 2016.

Reformat e qëndrueshme kanë qënë efikase në tërheqjen e investimeve private, stabilizimin e borxhit publik, dhe rritjen e të ardhurave të qytetarëve. Në vendet që u vijuan reformat e qëndrueshme, rritja ekonomike sikurse balancat e jashtme dhe ato fiskale u përmirësuan, duke i bërë ato më rezistente ndaj goditjeve të mundshme ekonomike.

"Ka pasur përmirësime të balancave fiskale në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Disa vende e kanë arritur këtë, duke mbajtur nivelin apo rritur shpenzimet për investime, gjë që do të ndihmojë të ruhet dhe përshpejtohet ritmi i rritjes në të ardhmen”, tha Ekaterina Vostroknutova dhe Marco Hernandez, Kryeekonomistë dhe bashkëautorë të raportit. "Vende të tjera ulën deficitin duke shkurtuar investimet, ndërkohë që ngritën pagat, pensionet dhe pagesa të tjera ndihmës sociale dhe subvencionet. Kjo demton rritjen në të ardhmen."

Sipas raportit, konsolidimi i rritjes në Ballkanin Perëndimor dhe adresimi i sfidave të vazhdueshme të papunësisë, kërkon që vendet t’i përmbahen kursit të reformave. Në veçanti, konsolidimi i mëtejshëm fiskal dhe reformat strukturore janë të domosdoshme për të gjashtë vendet e rajonit për të përmirësuar efikasitetin e sektorit publik si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e ekonomive të tyre që të nxisë zhvillimin e sektorit privat. Raporti thekson se reformat duhet të përqëndrohen në fushat e tregut të punës, klimën e biznesit, efikasitetin e sektorit publik dhe integrimin global, duke siguruar përdorim të qëndrueshëm të burimeve të energjisë dhe atyre natyrore. 

***

*Më parë Raport i Rregullt Ekonomik për Euroen Juglindore (EJL RRrE)

Kontaktet e mediave
Në Washington
John Mackedon
jmackedon@worldbank.org
Në Shqipëri
Ana Gjokutaj
agjokutaj@worldbank.org



DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2017/ECA/104

Api
Api

Welcome