Skip to Main Navigation
NJOFTIME PËR SHTYP

Banka Botërore Mbështet Sigurinë e Ujit në Kosovë

30 shtator 2016


WASHINGTON, 30 Shtator 2016 - Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një kredi prej 22 milionë eurove (ekuivalente me US$ 24.5 milionë) për Projektin Siguria e Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit në Kosovë. Projekti i ri ka për qëllim restaurimin e kanalit kryesor të ujit në Kosovë – Kanalit të Ibrit – në kapacitetin e tij origjinal. Kjo do të sigurojë që furnizimi më i besueshëm me ujë dhe cilësia më e mirë e ujit tw sjellë përfitime për rreth 500,000 njerëz që jetojnë në pellgun e kanalit në Kosovën qendrore, dhe të bëhet faktor mbështetës për zhvillimin ekonomik dhe social.

Rrafshnalta qendrore/veriore që mbulon rreth gjysmën e territorit të vendit ka resurse të kufizuara ujore. Mirëpo, është pikërisht kjo zonë që ka potencialin më të madh të zhvillimit të vendit, sepse shumica a aktiviteteve të minierave, bujqësore dhe industriale janë të vendosura këtu. Ky rajon ka dendësinë më të madhe të popullsisë në vend dhe konsiderohet si qendra tregtare dhe administrative e Kosovës.

“Përmirësimi i besueshmërisë së furnizimit dhe cilësisë së ujit në Kosovën qendrore është një element i rëndësishëm i strategjisë së përgjithshme të qeverisë për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik dhe për të mbrojtur bazën e saj të burimeve natyrore”, tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Kosovë dhe Koordinatore për Evropën Juglindore. "Banka Botërore është e lumtur të jetë partnere e Kosovës në menaxhimin e burimeve të saja ujore për përdorime të shumëfishta”.

Kanali është një sistem për bartjen e ujit, me shumë qëllime, që siguron ujin për nevojat e prodhimit të energjisë, të minierave, industriale, bujqësore dhe shtëpiake. Kosova Qendrore, duke përfshirë edhe kryeqytetin Prishtinën, varet pothuajse tërësisht nga ky kanal për të përmbushur nevojat e saj për ujë. E ndërtuar në vitin 1970, infrastruktura e kanalit është dëmtuar me kalimin e viteve: dëmtimet fizike dhe ndotja, si pasojë e rrëshqitje të tokës/dheut, tokës së paqëndrueshme, kullimit nga fermat dhe rrugët përreth, bërllokut, dhe mbetjeve inerte, që kanë ndikuar në kapacitetin bartës të kanalit, si dhe në cilësinë e ujit.

“Furnizimi i ujit me shumicë përmes kanalit të Ibrit do të jetë më i pastër dhe më i besueshëm, dhe kjo do të sjell përfitime edhe për popullsinë urbane edhe për atë rurale të Kosovës qendrore, përmes përmirësimeve në fushën e energjisë, bujqësisë, industrisë, dhe furnizimit me ujë të pijshëm për konsum shtëpiak,” tha Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë.

Një komponentë e projektit do të financojë punimet për të vendosur kapacitetin bartës të kanalit të Ibrit, për të mundësuar mbylljen e kanalit për mirëmbajtje, forcimin e sigurisë strukturore të kanalit kundër ngjarjeve ekstreme, dhe për të përmirësuar sigurinë e digës së Gazivodës. Këto punë përfshijnë ndërtimin e një rezervuari në zonën e fshatit Mihaliq, i cili do të mundësojë ndërprerjen e rrjedhjes së kanalit kurdo që ka nevojë për të rehabilituar pjesët e mbyllura të kanalit ose në rastin e ngjarjeve ekstreme, dhe balancimin e kërkesës dhe furnizimit me ujë në horizontin kohorë deri në vitin 2035. Një tjetër komponent financon punimet dhe pajisjet për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve ujore për të rritur efikasitetin operativ të sistemit dhe për të mbrojtur cilësinë e ujit nga ndotja e përsëritur apo aksidentale dhe dëmtimet tjera të shkaktuara nga njeriu.

Projekti do të zbatohet në periudhën 2016-2022 nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” SH.A. dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Republikës së Kosovës. Ajo do të financohet plotësisht nga një kredi e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) e Grupit të Bankës Botërore. Kreditë e IDA-së jepen me terma koncesioni me interes zero ose shumë të ulët dhe për periudha të gjata të shlyerjes. Kredia për Projektin Siguria e Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit në Kosovë ka maturitet prej 25 viteve, duke përfshirë 5 vite periudhë mospagimi.

Për më shumë informacion mbi punën e Bankës Botërore në Kosovë, u lutemi te vizitoni

www.worldbank.org/kosovo dhe faqen World Bank Kosovo në Facebook

Kontaktet e mediave
Në Kosovë
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454 -1107
laliu1@worldbank.org
Në Uashington
Elena Karaban
tel : +1 (202) 473-9277
ekaraban@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2017/ECA/025

Api
Api

Welcome