Skip to Main Navigation
NJOFTIME PËR SHTYP

Shqipëria vijon me rritje ekonomike ndërsa edhe punësimi përmirësohet në rajon

27 shtator 2016


TIRANË, 27 shtator –  Sipas Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore (RRrEEJL), rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të forcohet në vitin 2016, duke i hapur rrugën rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë. Rritja ekonomike në vitin 2016 pritet të jetë 3.2 përqind, krahasuar me nivelin 2.8 përqind në 2015, dhe të arrijë në 3.5 përqind në 2018. Rritja ekonomike në nivel rajonal vlerësohet të arrijë në 2.7 përqind në vitin 2016, nga 2.2 përqind që ishte në vitin 2015. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të përshpejtohet përgjatë viteve 2017 dhe 2018.

 

2015

2016f

2017f

2018f

Rritja e PBB-së Reale (përqind)

       

Shqipëria

2.8

3.2

3.5

3.5

Bosnja dhe Herzegovina

3.0

2.8

3.2

3.7

Kosova

3.9

3.6

3.9

3.7

IRJ e Maqedonisë

3.7

2.0

3.3

3.7

Mali i Zi

3.2

3.2

3.6

3.0

Serbia

0.7

2.5

2.8

3.5

EJL6

2.2

2.7

3.2

3.6

Raporti vë në dukje se ky përshpejtim i ritmit të rritjes ekonomike po ndihmon në përmirësimin e punësimit në Shqipëri dhe në reduktimin e varfërisë në rajon. Papunësia ka pësuar rënie. Shkalla e punësimit në Shqipëri gjatë gjysmës së pare të vitit 2016 arriti 6.7 përqind, në sajë të rritjes ekonomike dhe reformave në tregun e punës.

"Kontribuesi kryesor i kësaj rritjeje është Serbia, vendi me ekonominë më të madhe në rajon, rritja ekonomike e së cilës pritet të shkojë nga 0.7 përqind në 2015 në 2.5 përqind për këtë vit" thotë Barbara Cunha, Ekonomiste e Nivelit të Lartë të Bankës Botërore dhe autore kryesore e raportit. "Ekonomitë e tjera në rajon pritet të ruajnë ritmet e rritjes ekonomike nga 2.8 deri në 3.6 përqind, me përjashtim të IRJ të Maqedonisë, e cila përjetoi një ngadalësim ekonomik në ndryshim nga rritja e forte e vitit të kaluar."

"Vendet që ndërmorën reforma të thella përjetuan rritje të investimeve, të cilat u kthyen në shtytës të fuqishëm të rritjes ekonomike gjatë gjysmës së pare të vitit 2016, ku investimet private paten kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike në Serbi dhe Shqipëri", thotë Katia Vostroknutova, Ekonomiste e Nivelit të Lartë të Bankës Botërore dhe bashkëautore e raportit. "Deficiti fiskal dhe borxhi publik pësuan gjithashtu rënie si rezultat i reformave që u ndërmorën në këto dy vende", shtoi Vostroknutova.

Rigjallërimi i konsumit dhe investimet private të mbështetura nga projekte madhore në sektorin e energjisë pritet të udhëheqë rimëkëmbjen ekonomike në Shqipëri, duke kontribuar në 2/3 e saj përgjatë periudhës 2016-2018.

"Rritja e fortë ekonomike po jep një ndikim pozitiv në rritjen e punësimit dhe uljen e varfërisë në rajon," thekson Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore. “Megjithëse papunësia në nivel rajonal mbetet e lartë, në rreth 25 përqind, ajo pësoi rënie në pesë nga gjashtë vendet e Europës Juglindore këtë vit".  

Raporti konkludon se rajoni ka vazhduar rritjen pavarësisht mjedisit të  vështirë Europian dhe global. Për të ruajtur ritmet e rritjes, kërkohen reforma të tjera për të ruajtur stabilitetin makroekonomik, nxitur aktivitetin e sektorit privat, rritjen e efektivitetit të sektorit publik, si dhe të krijojë fleksibilitet ndaj goditjeve të jashtme.

Kontaktet e mediave
Në Tiranë
Ana Gjokutaj
tel : (+355-4) 80-655
agjokutaj@worldbank.org
Në Washington
Elena Karaban
tel : (+1-202) 473-9277
ekaraban@worldbank.org



DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2017/ECA/017

Api
Api

Welcome