Skip to Main Navigation
NJOFTIME PËR SHTYP

Rritje modeste, emigracioni në mendjen e Ballkanit

28 shtator 2015


SARAJEVË, 28 shtator, 2015 – Aktiviteti ekonomik në të gjashtë shtetet e Europës Juglindore (EJL6[1]) po shkon përpara, dhe rritja në rajon pritet që të arrijë mesataren e 1.8 përqind në vitin 2015, e krahasuar me vetëm 0.3 përqind në vitin 2014, sipas Raportit të fundit të rregullt ekonomik të Bankës Botërore (RRrE - EJL). Investimet private janë bërë shtysë kryesore e rritjes rajonale në të gjashtë shtetet e Europës Juglindore.

Sipas raportit, gjatë vitit 2015, rritja ekonomike në të gjithë rajonin është nxitur nga rimëkëmbja e kërkesës së brendshme dhe zhvillimet në ekonominë globale.

Europa Juglindore: PBB reale në përqindje

 

2014

2015f

2016f

2017f

Shqipëria

2.1

2.7

3.4

3.5

Bosnia dhe Hercegovina

0.8

1.9

2.3

3.1

Kosova

1.0

3.0

3.5

3.7

Ish Rep.  Jug. Maqedon.

3.8

3.2

3.4

3.7

Mali i Zi

1.5

3.4

2.9

3.0

Serbia

-1.8

0.5

1.5

2.0

EJL6*

0.3

1.8

2.4

2.8

Burimi: Përllogaritjet e Bankës Botërore bazuar në të dhënat nga zyrat kombëtare të statistikave.

Shënim: *Të peshuara sipas PPP, të përshtatura nga PBB.

Përqindjet e rritjeve më të mëdha të parashikuara për 2015 janë 3.4 përqind për Malin e Zi dhe 3.2 përqind për Ish Rep. Jugosllave të Maqedonisë; më e ulëta është ajo e Serbisë me 0.5 përqind. Megjithëse, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë pas shteteve të tjera të EJL6, ato po ecin më shpejt nga çfarë pritej pas përmbytjeve të 2014.

Ndërsa rimëkëmbja ka nxitur hapjen e vendeve të punës, dhe ndërkohë që niveli i punësimit në mbarë rajonin po rritet me ngadalë, Serbia dhe Ish Rep. Jug. e Maqedonisë kanë arritur nivelet më të larta të punësimit që prej mesit të 2009. Megjithatë, papunësia vazhdon të ngelet një sfidë strukturore kyçe, sidomos për të rinjtë.. Papunësia e të rinjve në rajon është ende shumë e lartë me rreth 45 përqind, e cila ka jo vetëm kosto ekonomike të larta në periudha të afërta dhe afatgjata, por edhe pasoja sociale.

Për këtë arsye, ndërsa stabiliteti makroekonomik është i nevojshëm për rritjen e qëndrueshme të të ardhurave, kjo nuk është e mjaftueshme. Do të duhet të trajtohen çështje strukturore si tregu i punës, konkurrueshmëria, financat publike, në mënyrë që vendet e EJL6 të përshpejtojnë rritjen dhe të vazhdojnë procesin e tyre të integrimit në BE, që ka ngecur që prej krizës globale financiare të 2008. Do të duhet vijimi i reformave strukturore që të vazhdojë stabiliteti ekonomik, të cilat do të sigurojnë stimujt e nevojshëm për rritjen e pritshme. Axhenda e reformave strukturore duhet të jetë shumëdimensionale: nxitja e punësimit duke eliminuar elementët jostimulues dhe pengesat për hapjen e vendeve formale të punës, mbështetjen e investimeve nëpërmjet përmirësimit të qeverisjes dhe mjedisit të biznesit, dhe thellimin e integrimit ndërkombëtar dhe strukturat lidhëse. Po ashtu kërkohet që shërbimet publike dhe sistemet e mbrojtjes sociale të jenë më efikase dhe më të barabarta.  

“Përcaktimi me kujdes i prioriteteve mbi politikat ekonomike është mjaft i rëndësishëm për të menaxhuar këto rreziqe në ekonominë e vendeve të rajonit”, deklaron Gallina A. Vincelette, Drejtuese e Programit dhe një prej autoreve të RRrE EJL.  “Reformat e qëndrueshme janë të nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë makro-fiskale, vecanërisht në kushtet ekonomike të shtrënguara, si dhe për të zgjeruar hapësirën për politika fiskale të nevojshme për të shmangur goditje të mëvonshme.”

Vemendja e politikëbërësve në rajon dhe BE është kthyer nga sfida e emigrimit tranzit në rritje përmes rajonit. Vendet e EJL6 kanë reaguar me maturi dhe ndjeshmëri ndaj sfidës së refugjatëve. Një e rëndësishme e sfidës politike për BE-në dhe qeveritë e rajonit është të menaxhohet pergjigjja humane, duke u fokusuar në të njëjtën kohë në shmangien e ndërprerjeve të tregtisë rajonale, në veçanti nisur nga fakti se vendet e EJL6 janë pjesë e rrjeteve të prodhimit që përfundojnë.

Fluksi aktual i refugjatëve mund të ketë ndikim të mundshëm në të ardhmen për emigracion nga vendet e EJL6 në BE, me një ndikim të rëndësishëm për tregun e punës dhe dërgesat e parave në shtëpi. Kjo u ofron një mundësi më shumë vendeve të EJL6 që të ndërmarrin veprime politikash që zbusin ndikimet negative që rrjedhin nga ndryshimet demografike në vendet e tyre, vecanërisht nga plakja dhe tkurrja e popullsisë. 

Raporti gjithashtu rekomandon dhe masa për ndryshimin e sjelljes për të ulur ndikimet negative në transformimet demografike të vazhdueshme në rajon, sidomos moshimin dhe tkurrjen e shoqërive të saj. Ndërkohë që kapaciteti prodhues tkurret, ndryshimet demografike mund të dëmtojnë rritjen dhe ka gjasa të intensifikojnë trysninë ndaj financave publike.

“Krijimi i mundësive për një pjesëmarrje më të madhe të fuqisë punëtore, investimet në kapitalin njerëzor, përmbysja e tendencave të emigracionit të lartë, dhe krijimi i mundësive për të gjeneruar të ardhura në vend, do të ndihmojë motivimin e individëve të rinj për të qëndruar në vend ose për t’u kthyer nga jashtë, tha Ellen Goldstein, Drejtore për Shqipërinë e Evropës Juglindore për Bankën Botërore, Dhe jo vetëm për të trajtuar sfidën e moshimit, por edhe rritjen e mundshme të cilësisë dhe sasisë së kapitalit njerëzor në vendet e Ballkanit.”

 

[1] EJL6 përfshin këto shtete:  Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Ish Rep. Jug. e Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë.

 

 


Контакти:

Në Sarajevë: Jasmina Hadžić, (+387-33) 251-502, jhadzic@worldbank.org

Në Beograd:  Vesna Kostic, (+381-11) 302-3723, vkostic@worldbank.org

Në Tiranë: Ana Gjokutaj, (+355-4) 80-655, agjokutaj@worldbank.org

Në Prishtinë: Lundrim Aliu, (+381-38) 224-454 #107, laliu1@worldbank.org

Në Podgoricë:  Jasmina Hadžić, (+387-33) 251-502, jhadzic@worldbank.org

Në Shkup: Anita Bozinovska, (+389-2) 3117-159, abozinovska@worldbank.org

Вашингтон:  Elena Karaban, (+1-202) 473-9277, ekaraban@worldbank.org


Kontaktet e mediave
Tiranë
Ana Gjokutaj
tel : (+389-2) 3117-159
agjokutaj@worldbank.org
Uashington
Elena Karaban
tel : (+1-202) 473-9277
ekaraban@worldbank.org



DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2016/ECA/023

Api
Api

Welcome