Skip to Main Navigation
NJOFTIME PËR SHTYP

Banka Botërore thotë se ka rimëkëmbje ekonomike në disa prej vendeve të Europës Juglindore

20 janar 2015


Prezantohet Raporti i Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore 

BEOGRAD, 20 janar 2015—Përmbytjet shkatërrimtare në disa vende, bënë që ekonomia e Europës Juglindore (EJL6[1]) të qëndrojë në vend në vitin 2014, me rritje vetëm 0.2 përqind, sipas edicionit të fundit të Raportit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore (SEE RER) të prezantuar sot në Beograd.

Image

“Kërkesa e jashtme për eksportet e EJL6-ës ka qenë forcë pozitive për rritjen ekonomike në vitin 2014, megjithë performancën e dobët të Eurozonës dhe rimëkëmbjen zhgënjyese globale, shprehet Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore. Po ashtu, pasiguria politike dhe shkurtimet apo vonesat në investime kanë rënduar efektet e ngjarjeve shkatërruese të motit që goditën rajonin gjatë vitit 2014.”

“Për fat të keq,” shtoi Goldstein, “rritja prej vetëm 0.2 përqind është e pamjaftueshme për të përmirësuar standardet e jetesës, apo për të lënë gjurmë në nivelin e lartë të papunësisë në rajon.”

Performanca  e dobët ekonomike e rajonit, fsheh diferenca të dukshme mes vendeve të EJL6-ës në vitin 2014, sipas raportit. Serbia vlerësohet të ketë rënë në recesionin e tretë që prej krizës globale, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina është në stanjacion. Nivelet e rritjes ekonomike në Kosovë dhe në Mal të Zi vlerësohen të jenë të moderuara në vitin 2014. Vetëm Shqipëria dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë treguar shenja të një rimëkëmbjeje më të qëndrueshme falë rritjes së eksporteve.

Situatat tronditëse të motit, faktor i rëndësishëm në performancën ekonomike

Raporti i Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore thotë që ngjarjet tronditëse të motit kanë qenë shkaktari kryesor për performancën e dobët ekonomike në vendet e EJL6-ës, duke provuar edhe më se performanca ekonomike e shteteve të EJL6-ës është tejet e ndjeshme ndaj motit.

Përmbytjet në maj të 2014-ës vlerësohen t’i kenë kushtuar Bosnjës dhe Hercegovinës rreth 15 përqind të PBB-së dhe Serbisë rreth 4.7 përqind të PBB-së si humbje prodhimi dhe dëme. Dëmtimi i impianteve të prodhimit të energjisë shkaktoi dëme për bizneset në Serbi, ndërsa dëmet në të mbjella cënuan prodhimin bujqësor në Bosnje dhe Hercegovinë. Thuajse asnjë segment i ekonomisë nuk mbeti i pacënuar nga përmbytjet. Ndikimet e rëndësishme të situatave tronditëse të motit gjatë 2014, tregojnë se vendet e EJL6-ës nuk janë të mirëpërgatitura për ndryshimet e motit.

Ndryshimet strukturore vijojnë të frenojnë rritjen ekonomike

Në raport thuhet se sfidat strukturore vazhdojnë të frenojnë potencialin e rritjes ekonomike në vendet e EJL6-ës. Gallina A Vincelette, Ekonomiste e Lartë dhe një prej autorëve të raportit shpjegon se “Funksionimi i tregjeve të punës në rajon është anemik me nivele vazhdimisht të larta të papunësisë, nivele të ulëta të pjesëmarrjes së fuqisë puntore dhe krijim të ngadaltë të vendeve formale të punës. Megjithëse ka në farë progresi në lehtësimin e pengesave të klimës së investimeve, ka ende vend për përmirësim. Sektori publik është i madh dhe joeficient në shumë vende të rajonit. Lidhja e përmirësuar e rajonit përmes atyre fizike dhe institucionale ndërmjet vendeve të EJL6-ës me Bashkimin Europian dhe pjesën tjetër të botës do të ndihmojë kompanitë konkurruese të rajonit të gjejnë tregje të reja, si dhe që investitorët e huaj të vijnë në rajon.”

E ardhmja

Sipas raportit, në vitin 2015, rajoni i EJL6-ës pritet rimëkëmbje modeste, me një rritje mesatare të parashikuar prej 1.3 përqind. 

Rritja ka të ngjarë të ngadalësohet për shkak të rimëkëmbjes së dobët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi. Pjesa tjetër e rajonit pritet të rritet me mbi 3 përqind gjatë vitit 2015, dhe me një rritje ekonomike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë në 3.8 përqind.

Perspektivat e rritjes mbështeten tek faktorët e jashtëm, përfshirë rimëkëmbjen e qëndrueshme të kërkesës së jashtme, veçanërisht nga Europa, dhe stabilizimin e çmimeve ndërkombëtare të energjisë në nivele të përafërta me ato aktuale.

Aktiviteti ekonomik në vendet e ELJ6-ës pengohet nga kërkesa e brendshme e ulët, pasi besimi i konsumatorëve dhe i bizneseve mbetet i dobët për shkak të pasigurisë së gjatë politike, papunësisë së lartë kronike dhe sistemeve bankare të zhytura në nivel të lartë të huave të këqija. Për pasojë, raporti thekson se në vendet e EJL6-ës, rritja ekonomike në afat të shkurtër dhe të mesëm mund të mbështetet nga politika ekonomike të shëndetshme dhe të përcaktuara mirë sipas përparësisë. 

RReE EJL nxirret dy herë në vit nga stafi i ekonomistëve të Departamentit për Uljen e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik (ECA PREM) të Rajonit të Evropës dhe të Azisë Qendrore të Bankës Botërore.  Për raportet e mëparshme dhe për më shumë informacion, ju lutem shihni.

______________________________

[1]  EJL6-a përbëhet nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYR Maqedonia), Mali i Zi dhe Serbia. 



Personat e kontaktit:

Në Beograd:  Vesna Kostic, +381 11 3023723, vkostic@worldbank.org

Në Sarajevë: Jasmina Hadžić, (+ 387-33) 251-502, jhadzic@worldbank.org

Në Tiranë: Ana Gjokutaj, (355-4) 80 655, agjokutaj@worldbank.org

Në Prishtinë: Lundrim Aliu, +381-38-224-454 #107, laliu1@worldbank.org

Në Podgoricë:  Jasmina Hadžić, (+ 387-33) 251-502, jhadzic@worldbank.org

Në Shkup: Anita Bozinovska, (+389) 2 3117 159, abozinovska@worldbank.org

Në Uashington:  Kristyn Schrader-King, +1-202-458-2736, kschrader@worldbank.org


Kontaktet e mediave
Tiranë
Ana Gjokutaj
tel : +(355-4) 80 655
agjokutaj@worldbank.org
Washington
Kristyn Schrader-King
tel : +1-202-458-2736
kschrader@worldbank.org



DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2015/ECA/051

Api
Api

Welcome