NJOFTIME PËR SHTYP

Qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore nënshkruajnë një kredi prej 10 milionë dollarësh për projektin e Shërbimeve Mjedisore

31 korrik 2014


Tiranë, 31 korrik 2014 — Një marrëveshje kredia prej 10 milionë dollarësh për Projektin për Shërbime Mjedisore u nënshkrua sot në Tiranë. Marrëveshja u nënshkrua për Qeverinë e Shqipërisë nga Ministri i Financave Shkelqim Cani dhe për Bankën Botërore nga Tahseen Sayed, Menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë.   

Projekti mbështet menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe synon të rrisë të ardhurat e komuniteteve në zonat e larta rurale të prirura për të pasur erozion. Ai kërkon të krijojë mundësi për mënyra alternative të sigurimit të jetesës dhe të promovojnë qëndrueshmërinë financiare, ekonomike dhe institucionale të përdorimit të tokës dhe menaxhimin e burimeve natyrore. Do të ofrohet mbështetj për ngritje kapacitetesh për fermerët shqiptarë, organizatat e komunitetit dhe institucionet qendrore dhe të pushtetit vendor për të përdorur me efikasitet financimet e BE-së.

Përfituesit e projektit do të jenë fermerë, shoqata të pyjeve, grupe dhe individë në 310 komuna rurale dhe në 2980 fshatra të vendit, me mundësi mundësi të barabarta për gratë dhe grupet e cënueshme.  Projekti do të ndihmojë në ruatjen e burimeve ujore, përmirësim i furnizimit me ujë dhe cilësisë së tij, si dhe reduktimit të përmbytjeve.

Kostoja totale e projektit është 16.8 milionë Euro dhe bashkë-financohet nga një Fond Besimi prej 7.3 milionë Euro nga Qeveria Suedeze dhe një Fond Besimi prej 2.2 milionë Euro nga Fondi për Mjedisin Global (GEF).

Që kur Shqipëria u antarësua në Bankën Botërore në vitin 1992, vendi ka përfituar prej 82 projekteve me vlerë totale prej më shumë se 1.8 miliardë USD, grante  dhe kredi nga IBRD.



Kontaktet e mediave
Uashington
Kristyn Schrader-King
tel : +1 (202) 473-9277
kschrader@worldbank.org
Tiranaë
Ana Gjokutaj
tel : +355 42 284 125
agjokutaj@worldbank.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
20015/ECA/007

Api
Api

Welcome