NJOFTIME PËR SHTYP

Evropa Juglindore drejt një rimëkëmbje të ngadaltë, raporton Banka Botërore

9 dhjetor 2013



Image









TIRANë, 9 Dhjetor 2013—Vendet e rajonit të Evropës Juglindore (EJL6)[1] dolën nga recesioni në gjysmën e parë të vitit 2013, të mbështetur nga fillimi i një rimëkëmbje në Zonën e Euros, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike të Evropës Juglindore (SEE RER). Raporti u paraqit sot në Tiranë edhe për rajonin përmes një seri aktivitetesh të kryesuara nga Drejtorja Rajonale pë Evropën Juglindore Ellen Goldstein. 

Rritja mesatare e të ardhurave reale e të gjashtë vendeve u ringrit nga një 0.7 për qind negativ në vitin 2012 në 1.8 për qind (bazë vjetore) në gjysmën e parë të vitit 2013, e mbështetur edhe nga një rimëkëmbje në ngjitje të Eurozonës. Më tej, kushtet e mira të motit përbënë një kontribut të fortë që prodhimi bujqësor të ndikonte rritjen ekonomike dhe ndihmoi të dobësohen presionet inflacioniste."

“Industria – veçanërisht eksportet e produkteve dhe energjia – ishin shtysë e rimëkëmbjes,” thotë Gallina Andranova Vincelette, Kryeekonomiste në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Bankës Botërore dhe bashkautore e raportit. "Rajoni përjetoi një ngritje të mirëpritur të eksporteve në 2013, veçanërisht eksportet e makinave nga Serbia. 

Megjithatë, raporti vëren që kërkesa e brendshme mbeti e ulët në gjithë rajonin, duke pasqyruar papunësinë e lartë, rritjen e ngadaltë të të ardhurave dhe kredisë familjare dhe një klimë të vështirë investimi. Përtej këtyre faktorëve afatshkurtër, ngadalësimi në rritjen e produktivitetit dhe kostot në rritje të njësisë së fuqisë punëtore prekën negativisht rritjen ekonomike, duke ulur konkurrueshmërinë dhe kërkesën për fuqi punëtore.

Abebe Adugna, Kryeekonomist në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Bankës Botërore dhe bashkaautor i raportit, shpjegoi se “Papunësia në rajon, mesatarisht në rreth 24 për qind, filloi të ulet në gjysmën e parë të vitit 2013 nga nivelet e saj kulmore të krizës. Por edhe aty ku punësimi është rritur konsiderueshëm që nga viti 2010, përfitimet nuk ishin me bazë të gjerë dhe kryesisht u përqendruan tek shërbimet. Industria vazhdoi të pakësonte vendet e punës në 2013 në të gjithë rajonin e EJL6. Rritja ekonomike e afërt nuk do të jetë mjaftueshë e fortë për të mbështetur përfitimet kryesore nga punësimi."

Raporti vëren që ndërkohë që performanca e eksporteve u forcua dhe importet ranë, bilancet e llogarisë korente u ngushtuan.  Rimëkëmbja graduale në Zonën e Euros ndihmoi që eksportet e kombinuara (mesatare e ponderuar) të mallrave të EJL6 të rriten pothuajse 13 për qind (bazë vjetore), duke dhënë një kontribut të fortë në rritjen e përgjithshme ekonomike. Rritja e eksporteve rifilloi kudo, veçanërisht në Serbi, të shtyra nga kapacitetet e reja të eksportit të bazuara në investimet e huaja direkte (IHD), por qëndrueshmëria e kësaj rritjeje kaq të lartë të eksporteve është e pasigurt për shkak të bazës së ngushtë të eksporteve dhe problemeve të konkurrueshmërisë të rajonit.  Remitancat vazhduan të rezistonin përgjithësisht, por kriza greke filloi të ketë ndikim, veçanërisht mbi Shqipërinë.

Bankat e huaja mëmë kanë ulur ekspozimin ndaj rajonit; kjo, e kombinuar me kreditë e këqija (NPL) në rritje dhe rritjen e dobët të kreditimit, sugjeron nevojën për reforma të vrullshme për uljen e kredive të këqija dhe dobësive të tjera. Në këtë mjedis, pavarësisht nga likuiditeti i gjerë dhe shkurtimet në normat e politikës, bankat mbetën hezituese në lëshimin e kredive të reja. Si rezultat, rritja e kredisë u ngadalësua në shumicën e vendeve të EJL6.

Me një kërkesë të ulët, të ardhme të paqartë të eksportit dhe rreziqe të konsiderueshme të jashtme, perspektiva afatshkurtër e EJL6 mbetet e brishtë, sipas SEE RERŽeljko Bogetić, KryeeEkonomist në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Bankës Botërore dhe bashkautor i raportit thotë se “pas ringritjes së ekonomisë rajonale në gjysmën e parë të vitit 2013, rritja ekonomike pritet të jetë rreth 1.8 për qind deri në fund të vitit.  Bosnjë Hercegovina dhe Kosova mbeten përkatësisht ekonomitë që rriten më ngadalë dhe më shpejt në EJL6”.

Përgjithësisht, eksportet neto do të vazhdojnë të jenë shtysë e rritjes në rajonin e EJL6 në afat të shkurtër. Megjithatë, raporti shpjegon që kushtet e pafavorshme të tregut të punës, klima e dobët e investimeve dhe konsumi dhe investimet e ndrydhura do të kufizojnë aktivitetin ekonomik. Rajoni i EJL6 parashikohet të vazhdojë të rritet me 1.8 për qind në 2014 në vend të një rritjeje të parashikuar më parë prej 2.7 për qind për shkak të një ritjeje pozitive, por të përmbajtur të eksportit në 2014.

Satu Kahkonen, Manaxhere për departamentin e makroekonomisë dhe uljen e varfërisë në rajonen e Evropës Juglindore, sugjeron që “Vendet e Evopës Juglindore duhet të vazhdojnë të kenë prioritet forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe politikave që nxisin produktivitetin dhe amortizojnë çrregullimet e jashtme. Fillimi i rritjes ekonomike prej eksporteve në 2013 është një zhvillim pozitiv, por mbajtja e saj do të jetë një sfidë. Përveç nevojës për të përmirësuar pozicionet e tyre fiskale, uljes së borxheve publike dhe forcimit të sistemeve bankare, vendet e rajonit (EJL6) përballen me sfida të mëdha strukturore në përmirësimin e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, përfshirë klimën e investimeve, tregun e punës dhe sektorin publik."

Raporti SEE RER përgatitet dy herë në vit nga stafi i ekonomistëve në Departamentin për Reduktimin e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore (ECA PREM). 


[1] EJL6 janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Kontaktet e mediave
Tirana
Ana Gjokutaj
tel : + 355 42 280 655
agjokutaj@worldbank.org
Uashington
Kristyn Schrader-King
tel : +1-202-458-2736
kschrader@worldbank.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2014/235/ECA

Api
Api

Welcome