Skip to Main Navigation
HISTORIA E PËRZGJEDHUR

Papunësia mes të rinjve në Evropën Juglindore: shmangia e humbjes së një brezi

26 maj 2014


Image


Sanja Tanic/Bankа Botërore

PIKAT KRYESORE TE historisë
  • Ndërkohë që rajoni i Evropës Juglindore rimëkëmbet nga rënia e dyhershme ekonomike, duke arritur një rritje ekonomike të kufizuar prej 2,2% në vitin 2013, vendimmarrësit e politikave në këtë rajon vijojnë të kërkojnë mënyra se si ta kenë më të madhe këtë rritje ekonomike dhe si ta bëjnë më gjithëpërfshirëse.
  • Papunësia e lartë, sidomos mes të rinjve, shërben në periudhën afatshkurtër si frenues i shtytësve kryesorë të rritjes ekonomike, siç janë eksportet drejt Bashkimit Evropian dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta, dhe ka mundësi ta pengojë përgjithmonë rritjen e brezit të parë të rajonit pas rënies së komunizmit.
  • Raporti më i fundit i rregullt ekonomik për Evropën Juglindore (RRRE EJL) ofron një analizë paraprake dhe rekomandime për trajtimit e problemit të papunësisë mes të rinjve, duke hedhur bazat për analizat e ardhshme.

A jemi pjesë e një brezi që mban rekordin për shkallën më të lartë të papunësisë mes të rinjve në Bosnje-Hercegovinë ... cilat janë shkaqet e kësaj situate dhe a kemi shans për të pasur një jetë normale?”

Përgjigja për këto pyetje, të cilat ngrihen në paragrafin hapës të esesë fituese nga një konkurs i kohëve të fundit që eksploron temën e papunësisë mes të rinjve në Bosnje, është themelore për hedhjen e themeleve për rimëkëmbjen ekonomike, jo vetëm për Bosnje-Hercegovinën por për të gjashtë vendet e rajonit të Evropës Juglindore (EJL).

Sipas Raportit VI Ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore (RRRE EJL), i prezantuar në maj 2014, rritja ekonomike në rajon pritet të vijojë gjatë gjithë vitit 2014 dhe 2015, pas një rritjeje modeste prej 2,2% në 2013.

Edhe pse ngjarje të tilla si përmbytjet e fundit që prekën rajonin në mes të muajit maj pa dyshim që do ta ngadalësojë rritjen ekonomike në të ardhmen, sidomos në zonat e prekura më rëndë në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi, shtytës të tillë kryesorë siç janë eksportet drejt Bashkimit Evropian dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta tregojnë se do të ketë një trend të vazhdueshëm të kësaj rimëkëmbjeje të kufizuar në rajon.

Me synimin për t’u mbështetur në këtë rritje, vendimmarrësit e politikave dhe ekspertët në rajon po e kthejnë vëmendjen drejt një larmie faktorësh që vijojnë ta pengojnë rritjen ekonomike dhe një rimëkëmbje më të shpejtë. Themelor për këtë proces është zgjidhja e papunësisë së lartë, sidomos mes të rinjve në rajon, që vijon të prekë potencialin e rritjes ekonomike në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbi: gjashtë vendet që përbëjnë rajonin e EJL-së.



" Papunësia mes të rinjve mbetet një burim serioz shqetësimi për rajonin. Përtej efektit që ka tek rritja ekonomike, ekziston potenciali i vërtetë për të krijuar një “brez të humbur”. "

Gallina Andronova Vincelette

Kryeekonomiste në Grupin e Bankës Botërore dhe kryeautore e RRRE EJL


Sipas RRRE-së më të fundit për EJL-në, vendet në këtë rajon kanë bërë përpjekje që rritjen ekonomike ta kthejnë në vende të reja pune, por rreth 50% e popullsisë në moshë pune është jashtë fuqisë punëtore. Ndërkohë që nga kjo situatë janë prekur njerëz të çdo moshe dhe formimi, janë të rinjtë (18-25 vjeç) ata që janë prekur më rëndë. Ndërkohë që papunësia në rajonin në tërësi ishte rreth 24% in 2013, papunësia mes të rinjve qe mesatarisht 49% - ku kjo shkallë është 55,3% në Kosovë dhe 62,8% në Bosnje-Hercegovinë.

“Papunësia mes të rinjve mbetet një burim serioz shqetësimi për rajonin. Përtej efektit që ka tek rritja ekonomike, ekziston potenciali i vërtetë për të krijuar një “brez të humbur” i cili mund të mos e marrë kurrë veten plotësisht nga efektet afatgjata të kësaj situate,” – thotë Gallina Andronov Vincelette, kryeautore e RRRE EJL dhe kryeekonomiste në Grupin e Bankës Botërore.

Studimet empirike tregojnë se papunësia e stërzgjatur në fillimet e jetës profesionale mund t’i zvogëlojë përgjithmonë të ardhurat e ardhshme nga pune, t’i pakësojë mundësitë për punësim dhe ta vonojnë përftimin e shprehive të vyera që fitohen vetëm në punë, theksohet në RRRE EJL. Gjithashtu, duke qenë se ky brez përfaqëson brezin e parë të arsimuar plotësisht pas rënies së regjimeve komuniste në rajon, mosintegrimi i rinisë në krahun e punës do të thotë se ka të ngjarë që këto vende të mos arrijnë të shfrytëzojnë brezin më produktiv që kanë pasur deri tani.       

Këto perspektiva të zymta po i japin tjetër trajtë mjedisit të politikave në gjashtë vendet e EJL-së dhe po i shtyn qeveritë në rajon të punojnë me Grupin e Bankës Botërore të fillojnë eksplorimin e politikave konkrete të diferencuara për t’i dhënë më mirë zgjidhje papunësisë mes të rinjve. Analiza paraprake e këtyre çështjeve, e përfshirë në RRRE EJL, përbën një vlerësim të parë në këtë drejtim dhe hedh themelet për punë të mëtejshme në të ardhmen.

Analizat tregjojnë se ulja e papunësisë për të rinjtë do të përshpejtojë rritjen ekonomike që bazohet në përmirësimin e aftësive, arsimim më të mirë dhe politika të përditësuara të punësimit, si dhe në zhvendosjen e fokusit të sistemeve të arsimimit drejt shkencës, teknologjisë, inxhinierisë. 

Analiza e vazhdueshme për shkaqet që qëndrojnë në rrënjë të papunësisë mes të rinjve, e cila po bëhet nga Grupi i Bankës Botërore dhe partnerët rajonalë të saj, do të vazhdojë në të ardhmen për të gjetur zgjidhje për një brez të cilin rrezikojmë ta humbasim.


Api
Api

Welcome