Skip to Main Navigation
Ngjarje

E ardhmja e ujitjes në bujqësi në Shqipëri

22 shkurt 2022

Virtual

Image
  • Bujqësia kontribuon ndjeshëm në PBB dhe punëson rreth 40 për qind të forcës së përgjithshme të punës. Bujqësia e ujitshme është thelbësore për zhvillimin gjithpërfshirës të ekonomisë rurale të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e tokës së kultivuar në vend është e ujitur.

    Pavarësisht performancës në rritje, sektori rrethohet nga një mori sfidash, veçanërisht në rehabilitimin e infrastrukturës dhe nevojat për modernizim.

    Bujqësia e ujitshme në Shqipëri dhe pasuritë e lidhura me të janë të ekspozuara në mënyrë të veçantë ndaj një sërë rreziqesh, përfshi përmbytjet, thatësira dhe depërtimit i ujit të detit. Pritet që këto rreziqe të përkeqësohen për shkak të ndryshimit të klimës.

    Është e nevojshme të modernizohet infrastruktura tejet e degraduar e ujitjes dhe kullimit të vendit. Megjithatë, është po aq e rëndësishme për Shqipërinë që të sigurojë mirëmbajtjen e infrastrukturës.

    Në Shqipëri, si në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, është zhvilluar me entuziazëm sektor i ujitjes private ose i udhëhequr nga fermerët. Ujitja private përqendrohet te prodhimet bujqësore me vlerë të lartë si për tregun vendas, ashtu edhe atë të huaj. Nëse mbështetet mjaftueshëm, ky sektor mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në planin e qeverisë për dyfishimin e eksporteve bujqësore.

    Për të rritur sigurinë e ujit, rezistencën ndaj klimës dhe konkurrueshmërinë bujqësore, si dhe për të siguruar rigjallërimin e ekonomisë rurale, është e nevojshme të bëhen ndërhyrje në disa fusha.

    Për të siguruar shfrytëzimin maksimal të potencialit ujitës, është e nevojshme të kalohet nga qasja aktuale e ndërhyrjes që përqendrohet tek infrastruktura te qasja e (eko)sistemit të ujitjes dhe kullimit, që vë drejt e në qendër të analizës dhe mbështetjes fermerët.

    Lexoni raportin e plotë: E ardhmja e ujitjes në bujqësi në Shqipëri

    Burime të tjera: E ardhmja e ujitjes në bujqësi në Ballkan: Qasja e sistemit të ujitjes dhe (Eko) kullimit– Raporti i shkurtër dhe dokumenti konsultativ

    ---

    Facebook Live Streaming përmes faqes FB të Bankës Botërore Shqipëri

    Pjesëmarrësit mund të bëjnë pyetje gjatë aktivitetit përmes opsionit chat në Zoom.

    Bashkohuni përmes Zoom

      Meeting number: 926 6927 6465

      Meeting password: =m@w9R+0tp

  • Fjala hapëse

    Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë

    Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  

    Panelistë

    Angazhimi i Bankës Botërore në axhendën e sigurisë së ujit në Shqipëri - Winston Yu, Banka Botërore

    Rezultatet e Raportit dhe implikimet e politikave– Dr. Regassa Namara, Dr. Ranu Sinha, Banka Botërore

    Zëra të Përfaqësuesve të bashkive – Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

    Rezultatet e projektit të Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes, përfitimet dhe mundësitë e angazhimit në të ardhmen– Drita Dade, Regassa Namara, Banka Botërore

    Pyetje & Përgjigje, Diskutim 

    Moderator

    Drita Dade, Banka Botërore 
  • Winston Yu

    Winston Yu është Menaxher i Praktikës së Ujit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore. Ai filloi pune në Bankë në vitin 2005 dhe ka zbatuar projekte e kryer studime në rajonet e Azisë Jugore dhe Lindore, Azisë Qendrore, Evropës Lindore dhe Afrikës. Interesat e tij të veçanta përfshijnë menaxhimin e baseneve lumore, modelimin hidrologjik, parashikimin dhe menaxhimin e përmbytjeve, çështjet ndërkufitare, modernizimin e ujitjes, institucionet e ujit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Ai është aktualisht në Komitetin Teknik të Partneritetit Global të Ujit dhe një Profesor i Asociuar në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara (SAIS) në Universitetin Johns Hopkins, ku ai jep leksione mbi çështjet ndërkombëtare të ujit. Ai ka një doktoraturë në shkencën dhe inxhinierinë mjedisore nga Universiteti i Harvardit.

    Regassa Namara

    Regassa Namara është ekonomist i lartë për burimet ujore në Bankën Botërore me mbi 30 vjet përvojë kërkimi dhe zhvillimi. Në bankë, ai drejton (ose kontribuon në) përgatitjen dhe zbatimin e disa operacioneve investuese dhe analitike, kryesisht në Evropë dhe Azinë Qendrore, por edhe në nivel global. Fushat kryesore të angazhimit të tij janë ujitja dhe kullimi, menaxhimi i burimeve ujore, zhvillimi bujqësor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i ujit. Ai është aktualisht pikë kontakti për nismën e zhvillimit të ujitjes të drejtuar nga fermerët e Bankës Botërore. Ai zotëron master dhe doktoraturë në ekonomi, përkatësisht nga Universiteti i Londrës (Angli) dhe Universiteti i Goettingen (Gjermani). Ai ka më shumë se 100 botime shkencore, më shumë se gjysma e të cilave janë në revista, libra dhe punime të vlerësuara nga kolegët.

    Drita Dade

    Drita Dade është Specialiste e Lartë e Menaxhimit të Burimeve Natyrore, Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri. Fusha e ekspertizës së saj është menaxhimi i burimeve natyrore, menaxhimi i pyjeve në komunitet, menaxhimi i integruar i ujërave, zbutja dhe përshtatja e ndryshimeve klimatike, menaxhimi i integruar i zonës bregdetare dhe zhvillimi rural. Ajo ka përvojë intensive pune në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Azisë Qendrore. Aktualisht, ajo është Drejtuese e Ekipit të Projektit të Shërbimeve Mjedisore në Shqipëri, Projektit të Menaxhimit të Integruar të Ekosistemeve Pyjore në Republikën e Kirgistanit, Projektit të Restaurimit të Peizazhit Rezistues në Taxhikistan dhe bashkëdrejtuese e Ekipit të Projektite të Zhvillimit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes dhe Projektit te Ekonomisë Blu në Shqipëri. Ajo ka studiuar për drejtësi dhe më pas Master Shkencor në Studime Evropiane dhe Drejtësi.

    Ranu Sinha

    Ranu Sinha është Specialiste e Ujitjes dhe Kullimit në Praktikën Globale të Ujit në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Bankës Botërore. Me nje pervoje 14 vjecare ne menaxhimin e burimeve ujore, ekspertizë në modernizimin e ujitjes, institucionet dhe qeverisjen e ujit, menaxhimin e baseneve të lumenjve, menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet, ekonominë e ujit dhe menaxhimin e ujit në bujqësi. Ajo është e specializuar në projektet e ujitjes dhe kullimit në të gjithë Kaukazin Jugor, Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore. Para se t'i bashkohej Bankës Botërore, ajo ka qenë Specialiste e Lartë e Menaxhimit të Burimeve Ujore në Partneritetin Global të Ujit dhe ka punuar për IFC. Ajo ka një doktoraturë në sigurinë e ujit nga Universiteti i Oksfordit.

Info

  • Data: 22 Shkurt, 2022
  • Ora: 15:00-16:30