Skip to Main Navigation
Ngjarje

Realizimi i Potencialit të Shqipërisë për Ekonominë Blu

15 dhjetor 2020

Tirana

Image
  • Burimet bregdetare dhe detare janë pasuri e vyer ekonomike për Shqipërinë. Koncepti i ri i ekonomisë blu është duke u përqafuar nga Shqipëria si një rrugë për parandalimin e degradimit të mjedisit dhe zhbalancimeve ekologjike në përdorimin e këtyre burimeve. Ajo ofron mundësi të reja dhe në rritje për vendin. Këto mundësi përfshijnë peshkimin dhe akuakulturën e qendrueshme, turizmin në plazhe dhe ujëra bregdetare më të pastra, dhe rithekson rolin thelbësor të kapitalit natyror të Shqipërisë si një burim punësimi, të ardhurash dhe rritjeje të qendrueshme. Ka një ndërgjegjësim në rritje të potencialit të ekonomisë blu, si dhe sfidave që mund të hasë ajo në Shqipëri. Këto sfida mund të paraqesin një mundësi për të inkurajuar ndryshime pozitive dhe për të përshpejtuar reformat e nevojshme.

    Me kërkesë të Qeverisë së Shqipërisë, Banka Botërore ka përgatitur një raport mbi realizimin e potencialit të ekonomisë blu në Shqipëri, një punë që u zhvillua në periudhën shtator 2019 - shtator 2020.

    Raporti përqendrohet në rëndësinë e pasurisë blu të Shqipërisë; mundësitë e ofruara nga ekonomia blu dhe politikat e qasjet sektoriale që do të ndiqen në një tranzicion drejt kësaj ekonomie.

    Lexoni raportin e plotë: “Realizimi i Potencialit të Shqipërisë për Ekonominë Blu

    ___

    Vendi:

    Platforma Zoom

    Aktiviteti do të transmetohet direkt në faqen e Facebook World Bank Albania

    Join Using Zoom

    Meeting number: 991 0062 0955

    Meeting password: 7&=svE=P=t

    ___

    Nëse keni pyetje për këtë aktivitet dërgoni një email në adresën infoalbania@worldbank.org

     

  • Fjala e Hapjes:

    Paneliste:

    Maryam Salim,  Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri

     

     

    Dr. Florensa Haxhi, Drejtore e Përgjithshme, Njësia e Programeve të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, Departamenti i Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes, zyra e Kryeministrit

    Bérengère Prince, Specialiste e Lartë për Manaxhimin e Burimeve Natyrore, rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore, Banka Botërore

    Prof. Ass. Mihallaq Qirjo, Drejtor i Qendrës për Burime Mjedisore  
    Vullnet Caka,
    Administrator i kompanisë EVEREST  

     

    Moderatore:

    Drita Dade, Specialiste e Lartë për Manaxhimin e Burimeve Natyrore, Njësia për Mjedisin, Burimet Natyrore dhe Ekonominë Blu, Banka Botërore

  • Image

    Dr. Florensa Haxhi

    Drejtores së Përgjithshme të Programeve të Zhvillimit dhe Njësisë së Bashkëpunimit, në zyrën e Kryeministrit

    Politikëbërëse me përvojë e cila mbulon cështjet e zhvillimit ekonomik, programin për strategjinë kombëtare dhe bashkëpunimin rajonal. Aktualisht ajo mban detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Programeve të Zhvillimit dhe Njësisë së Bashkëpunimit, në zyrën e Kryeministrit. Ajo është koordinatore e Programit për Zonën Ekonomike Rajonale dhe Planit të saj të Veprimit, që prej krijimit në 2017, me fokus zhvillimin dhe transformimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në një zonë ekonomike ku të mirat, shërbimet, njerëzit dhe njohuritë të lëvizin pa kufij. Ajo ka MBA në financat ndërkombëtare dhe gradën doktor në ekonomiks dhe politikat publike.

    Image

    Bérengère Prince

    Specialiste e lartë në manaxhimin e burimeve natyrore, Banka Botërore

    Specialiste e lartë në manaxhimin e burimeve natyrore, iu bashkua Bankës Botërore në vitin 2010. Ajo ka udhëhequr disa angazhime blu në Afrikë, Europë dhe Amerikën Latine. Që prej transferimit të saj në 2020 në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Bankës Botërore, ka udhëhequr një program të ri rajonal për Detin e Zi si dhe është bashkuar si udhëheqëse teknike skuadrave që punojnë për hapësirën blu në Bullgari, Kroaci, Gjeorgji, Kazakistan dhe Rusi. Prej muajit shtator 2019, ajo ka udhëhequr pregatitjet e raportit për Potencialin e Shqipërisë për ekonominë blu. Ajo ka një master shkencor në Agronomi, Manaxhim të Burimeve Natyrore dhe Ekonomiks në Cështjet e Peshkimit dhe një master shkencor në Ligje për Tregëtinë Ndërkombëtare.

    Image

    Mihallaq Qirjo

    Profesor i asociuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës

    Ai është një trajnues i certifikuar për Edukimin e Zhvillimit të Qendrueshëm. Puna e tij akademike dhe kërkimore ka rezultuar me publikimin e mbi 30 punimeve shkencore, libra mësimorë, manuale trajnimi, etj. Z. Qirjo drejton Qendrën Burimore të Mjedisit në Shqipëri (REC Albania), një organizatë jofitimprurëse që kontribuon në politikat mjedisore, edukimin dhe planifikimin në Shqipëri. Kontributi i tij përfshin hartimin dhe zbatimin e një sërë programesh mjedisore dhe të zhvillimit në nivel kombëtar dhe rajonal në fushën e strukturimit të politikave dhe institucioneve, pjesëmarrjen publike, edukimin, bashkëpunimin rajonal e dialogun.

    Image

    Vullnet Caka

    Administrator, EVEREST

    Vullnet Caka, Anëtar i Shoqatës Shqiptare të Riciklimit (ARA) dhe administrator i kompanisë EVEREST, i specializuar në prodhimin dhe riciklimin e paketimit plastik. Ai është një nga themeluesit e Shoqatës për Konvertimin e Plastikës (APKA) që përfaqëson industrinë e plastikës në Shqipëri. Ka përfaqësuar qëndrimin dhe interesat e industrisë së riciklimit në diskutimet për strategjinë e manaxhimit të integruar të mbetjeve dhe aktet ligjore të lidhura me të. I angazhuar në promovimin e riciklimit në Shqipëri si pjesë e zinxhirit të manaxhimit të mbetjeve dhe ekonomisë qarkulluese. Ai është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe Akademinë ushtarake.

DETAJET E AKTIVITETIT

  • Kur: 15 Dhjetor 2020, ora 14:30–15:30
  • LIDHJA: Platforma Zoom. Aktiviteti do të transmetohet direkt në faqen e Facebook World Bank Albania. Join Using Zoom (shih detajet e mbledhjes poshtë)