Skip to Main Navigation

Pamje e përgjithshme

Shqipëria2022
Popullsia, në milionë2.8
PBB, në miliardë US$18.9
PBB për frymë, në US$6,743
Norma e varfërisë me të ardhura të mesme të larta (6,85 dollarë) 34.2
Jetëgjatësia, në vjet 76.5

Shqipëria po zbaton reforma të rëndësishme strukturore, të cilat do të mbështesin rritjen e barabartë ekonomike, rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, krijimin e më shumë vendeve të punës, përmirësimin e qeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike. Ndërlidhja rajonale dhe qasja në tregjet rajonale dhe botërore, së bashku me eksportin dhe diversifikimin e tregut mund të ndihmojnë në nxitjen e rritjes më të shpejtë ekonomike.

Pasi u përball me pasojat e tërmetit të vitit 2019, pandeminë COVID-19 dhe krizën e çmimeve, tashmë qeveria është e përqendruar në arritjen e rimëkëmbjes së plotë, duke u kushtuar vëmendje të veçantë turizmit, bujqësisë dhe digjitalizimit. Vëmendje e shtuar i kushtohet ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjeve me qasje miqësore ndaj mjedisit në të gjithë sektorët ekonomikë, që është inkurajuese.

Në vitin 2022, rritja ekonomike arriti në 4.8% pasi konsumi privat, eksportet dhe investimet u shtuan, pavarësisht rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Gjithashtu, pavarësisht një viti tjetër me rritje të jashtëzakonshme në turizëm, veprimtaria ekonomike ka gjasa të jetë më lineare në vitin 2023. Pritet që niveli i varfërisë të vazhdojë të ulet me rritjen e punësimit dhe të pagave. Perspektivat afatmesme lidhen me rimëkëmbjen botërore, reformat strukturore dhe konsolidimin fiskal.

Banka Botërore dhe partnerë të tjerë po bashkëpunojnë për të mbështetur qeverinë në kapërcimin e këtyre sfidave dhe zbatimin e objektivave afatgjata të zhvillimit të vendit.

Azhurnuar për herë të fundit: 11 dhjetor 2023

Është koha e nevojshme për rregjistrimin e një makine në 2020 nga 5.3 ditë që ishte në 2016.

Image
GALERI FOTOSH
Më shumë foto...

MË THELLË

Burime të tjera

Kontaktet e zyrës së vendit

Tiranë, Shqipëri
Rr."Ibrahim Rugova", Nr. 34
Tiranë, Shqipëri
Tel. (355 4) 2280 650/1