Keler Gjika është Specialist i Sektorit Financiar në Bankën Botërore, i angazhuar në projekte të shumta mbi qëndrueshmërinë e sektorit financiar, mbikëqyrjen dhe rritjen e sektorit privat. Ai ka kontribuar në disa analiza e kërkime dhe nisma që mbështesin aksesin në financa, menaxhimin e rrezikut nga katastrofat dhe mbikëqyrjen e tregjeve të kapitalit.
Para se t’i bashkohej Zyrës së Bankës Botërore, Keler ka mbajtur një pozicion menaxherial në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë dhe ka shërbyer si oficer për zhvillimin e biznesit në Korporatën Financiare Ndërkombëtare. Ai mban titullin Analist Financiar i Certifikuar (CFA) që nga viti 2003 dhe ka një diplomë Master në Ekonomi Financiare nga Universiteti i Reykjavikut, si dhe një diplomë Bachelor në Financë nga Universiteti i Tiranës.