Skip to Main Navigation
BRIEF

Pastrimi dhe Rehabilitimi nga Energjia në Kosovë

September 26, 2013


Kjo faqe ne gjuhen angleze

PASTRIMI I TRASHËGIMISË NGA ENERGJIA NË KOSOVË

Pas rreth 50 vjetëve të prodhimit të energjisë përmes ndezjes me qymyr shtresa të mëdha të hirit janë emetuar nëpër zonat përreth termocentraleve të Kosovës, duke e ndotur ajrin e vendit dhe duke e krijuar një kodër të hirit që mund të shihet prej më shumë se 10 kilometrave. Që nga viti 2007, Grupi i Bankës Botërore ka punuar me Qeverinë e Kosovës për t’i trajtuar këto çështje.

Projekti i Pastrimit dhe Rikthimit të Tokës, me 14.7 milionë dollarë amerikanë mbështetje financiare nga Banka Botërore, e ka mbështetur pastrimin dhe stabilizimin e deponisë së hirit në afërsi të dy termocentraleve, e ka instaluar një sistem hidraulik për transportimin e hirit të njomë dhe i ka larguar kemikalet toksike nga një impiant i vjetër i gazifikimit. Në veçanti, kontributi i këtij projekti ka konsistuar në sa vijon:

  • Është rehabilituar më shumë se 85% e deponisë së hirit. Pjesa tjetër e deponisë së hirit tani është duke u riformësuar dhe mbuluar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) për ta ndalur pluhurosjen e mëtejme.
  • 70% e gjithsej zonës së mbingarkuar – më shumë se 600 hektarë – që është krijuar nga operacionet e mihjes në të kaluarën është rikthyer për qëllime të komunitetit, si p.sh. për krijim të vendbanimeve natyrore, zhvillim të komunitetit dhe përdorim të tokës për qëllime të tjera. Rreth 150,000 pemë të reja janë mbjellë në këto deponi të mëparshme të mbingarkuara, ndonëse shkalla e mbijetesës së këtyre pemëve është shumë më e ulët se në zonat e tjera.
  • Përafërsisht 22,000 tonë kemikale nga një impiant i braktisur i gazifikimit të qymyrgurit janë trajtuar dhe larguar nga kjo deponi. Më shumë se 7,000 tonë materiale toksike dhe me përmbajtje organike të lartë (katran, benzenë, fenol, metanol dhe përzierje vajore) janë larguar nga vendi dhe janë trajtuar në fabrika të licencuara në BE, ndërsa 15,000 tonë të tjerë të materialeve me shkallë të ulët të përbërësve organikë janë trajtuar me sukses brenda vendit.
  • Sistemi tejet ndotës i trajtimit dhe transportimit të hapur të hirit në termocentralin e vjetër Kosova A është zëvendësuar me një sistem të transportimit të hirit të njomë, me çka i është dhënë fund hedhjes së hirit të freskët në sipërfaqe të hapur.
  • Sistemi i monitorimit të rregullt të cilësisë së ajrit në mjedis është krijuar nëpërmjet tri stacioneve të monitorimit të vazhdueshëm që janë instaluar në afërsi të termocentraleve dhe që e mundësojnë mbledhjen e të dhënave të besueshme për cilësinë e ajrit në komunën e Obiliqit. Krahas kësaj, gjashtë pika të monitorimit janë instaluar rreth deponisë së hirit për t’i monitoruar nivelet e pluhurit. Një rënie e ndjeshme është vërejtur në sasinë e pluhurit të liruar nga deponia e hirit – nga 2.5 herë mbi nivelin e lejuar të pluhurit në vitin 2011 në një të tretën e nivelit të lejuar të pluhurit në vitin 2013. Deri në vitin 2015, nivelet e pluhurit rreth deponisë së hirit kanë qen nën nivelin që pajisjet e monitorimit kanë mundur ta regjistronin.
  • Në Kosovë është miratuar një Kornizë e Politikave për Zhvendosje për blerje të tokës për mihje, përkatësisht për ta përmirësuar dhe zbatuar planin e zhvendosjes në Fushën e Re të Mihjes në Kosovë.

 

 



Welcome